Sipas studiuesve, njerëzit i mbyllin sytë gjatë puthjes që t’i japin mundësi trurit të tyre që të përqendrohet sa më shumë në shijimin e kënaqësisë.
Kjo e dhënë ka dalë nga një studim mbi shikimin dhe sjelljet, të bërë nga Universiteti i Londrës, i cili ka përcaktuar se truri e ka të vështirë të procesojë stimujt që vijnë nga shqisat e tjera, nëse është aktiv stimuli viziv.
Në momentin që ne mbyllim sytë rritet përqëndrimi tek stimujt që vijnë nga shqisat e tjera, veçanërisht tek ajo e të prekurit.
Kështu kur puthemi, bëjmë seks, apo aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me ndjenjën e të prekurit, siç mund të jetë dhe kërcimi, kemi tendencën për të ndaluar stimujt që vijnë nga shqisa vizuale.
“Duke bllokuar inputet tona vizuale i japim mundësi mendjes sonë që të fokusohet tek aspektet e tjera shqisore, që marrin nga një eksperiencë”, thonë shkencatarët.