Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse ndodhin më shumë tradhti në Gusht dhe si të reagoni nëse partneri po rend pas një “pasioni veror”

2018/08/26 at 8:11 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
A është shtirja zgjidhja kundër tradhtisë?

Gusht, burri (ose gruaja) ime nuk të njoh. Vera është sezoni i dashurisë dhe i pasionit, por në shumë kuptime: mund të ndodhë të zbulojmë që partneri ynë të jetë lidhur shumë me një shoqen tonë të përbashkët. Si të reagojmë ndaj ndjenjës së frustrimit dhe zhgënjimit të hidhur kur thyhet besimi? Për fat të keq nuk ka shumë mënyra: duhet të “gëlltitni” dhimbjen dhe të gjeni forcën për të vazhduar. Me ose pa të.


Çfarë ndodh në tru – Shkencëtarët kanë zbuluar se kur vuajmë një zhgënjim në dashuri në tru krijohet një lloj efekti doping: në fakt, trupi prodhon më shumë dopaminë, një neurotransmetues që rregullon prodhimin e adrenalinës. Shkurtimisht, trupi ynë bën çmos që “t’i japë vetes një lëvizje” dhe të përgatitet përsëri për veprim.

Filloni nga vetja – Mos e jepni shumë veten dhe të rrini me mendjen te hakmarrja, duke u thënë të gjithëve se çfarë maskarai ishte ai. Nëse keni nevojë të ndani dhimbjen, flisni me dikë që i besoni shumë dhe ndaloni aty. Duke shtuar bashkëbiseduesit nuk do të ndiheni më të lehtësuar apo të merrni një ngushëllim më tepër: përkundrazi do të bëheshit objekt bisede dhe kjo është gjëja e fundit, për të cilën keni nevojë. Qëndrimi në heshtje do t’ju ndihmojë që të rikuperoni një lidhje me botën tuaj të brendshme dhe t’ju ndihmojë të kuptoni më qartë se çfarë duhet të bëni. Jini të kujdesshëm ndaj asaj që keni nevojë dhe përpiquni ta doni atë. Përballimi i trishtimit është hapi i parë për ta lënë prapa, pa pasur frikë nga momentet e pashmangshme të melankolisë.

Mos vazhdoni – Një nga gabimet më të shpeshta është që ndaloni te zemërimi, duke ia lënë të gjitha fajet ish-it. Zemërimi dhe dëshira për hakmarrje janë të natyrshme: i jepni vetes disa ditë kohë për të kuptuar këto ndjesi, por përpiquni të mos zhyteni në to: ato janë emocione të rënda dhe jokonstruktive, për të cilat është mirë të vihet një kufi. Nga ana tjetër, është e drejtë të pyesësh me sinqeritet se cili ka qenë roli juaj në këtë situatë: a është e mundur që ju të mos keni pak përgjegjësi?

Strategjitë – E shkëpusni miqësinë me ish-in tuaj dhe njerëzit që janë shumë të lidhur me të, hiqni profilet që ju lidhin me të, por përmbahuni që të mos e mbushni rrjetin social me sharje dhe ofendime: përveç të qenit një sjellje pak efektive, ajo është gjithashtu e pakëndshme dhe e paedukatë. Më mirë rrini në heshtje për të simuluar indiferencën. Nëse nuk mund t’i rezistoni tundimit për të vizituar profilin e tij dhe për të gjetur gjithçka që ai bën, kufizoni kohën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Ju do të gjeni se miqësitë e vërteta janë shumë më të kënaqshme sesa ato virtuale.

Me të vërtetë ka mbaruar? – Lëreni zemërimin të bëjë të sajin, pastaj ndaluni dhe arsyetoni: si është justifikuar ai? Dhe çfarë rëndësie i ka dhënë ngjarjes? A ishte një arratisje e thjeshtë apo shenjë e një keqësie që e kishte dëmtuar marrëdhënien? Nëse ai ju kërkon që ta provoni përsëri, ia vlen të përpiqeni ta kapërceni ndodhinë sa më shpejt që të jetë e mundur: bëjeni atë të paguajë nëse, por duke u përpjekur të mos vuani shumë. Nëse, nga ana tjetër, tradhtia është akti i fundit i një ndërprerjeje të pashmangshme, përpiquni të jeni të guximshëm dhe t’i jepni fund: në vend se të rrini duke vuajtur, më mirë shikoni përpara të ardhmen. Mos u shqetësoni për faljen: nuk është e lehtë për të kapërcyer një dhimbje të madhe në një kohë të shkurtër. Dhe në thelb nuk ju kërkohet ta bëni.

Jeto me pozitivitet – Asnjëherë më shumë sesa në këtë moment është e nevojshme të ndryshohet perspektiva në mënyrën më radikale të mundshme: frekuentoni vende të tjera, jo ato që vende që frekuentonit me partnerin, dedikojuni një hobi të ri, përpiquni të takoni njerëz të rinj, mësoni ndonjë të ri. Lëvizja fizike, në veçanti, mund të ndihmojë: një sesion trajnimi, madje edhe intensiv, do t’ju ndihmojë të merrni mbushjen tuaj të endorfinave dhe të hiqni qafe gjendjen e keqe. Gjithashtu do t’ju japë lodhje të shëndetshme, të dobishme për tejkalimin e ankthit dhe pagjumësinë e natës. Dhe pastaj, kush e di: mund të zbuloni se trajneri i ri … është një djalë me të vërtetë i këndshëm.

Etiketa: gushttradhit


Ju sugjerojmë

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
Para
Video-live/ E paprecendetë, Mazhoranca dhe ministria bojkotojnë Komisionin e Medias

“Mbi 60 % e shqiptarëve duan të ikin, Sulltani jeton në luks të turpshëm"

Papa Françesku del kundër dënimit me vdekje

Papa në Dublin kërkon falje për krimet e klerikëve: Jam i prekur nga historitë e abuzimit, të bëhet drejtësi

Lajm i fundit/ Efektivi i antidrogës bie nga lartësia e malit, po monitoronte mbjelljen e hashashit

Përgjimet/ Si lajmëroheshin kultivuesit e hashashit kur shkonte policia: Ai kushuriri nga deti jam. Lart në fshat pastroji të tëra se do të ketë vizitorë
















TE FUNDIT

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në  automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
29 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë rënë dakord...

Lexo më shumë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com