Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Mariupol-i është kaq i rëndësishëm për Rusinë?

2022/03/26 at 1:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse Mariupol-i është kaq i rëndësishëm për Rusinë?

Në një muaj luftime në Ukrainë, Mariupol është kthyer në qytetin më të bombarduar dhe më të dëmtuar. Këto sulme të vazhdueshme ruse në Mariupol, tregojnë se ky qytet është kyç për qëllimet e Moskës. Por pse?


BBC rendit katër arsye kryesore pse marrja e këtij qyteti-port do të ishte një fitore strategjike për Rusinë dhe një goditje e madhe për Ukrainën.

  1. Sigurimi i një korridori tokësor midis Krimesë dhe Donbasit

Gjeografikisht, qyteti i Mariupolit është vetëm një zonë e vogël në hartë, por tani shërben si rrugëkalim për forcat ruse në Detin e Zi. Gjenerali Richard Barrons, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se kapja e Mariupolit është jetike për përpjekjet luftarake të Rusisë.

“Kur rusët të ndjejnë se e kanë përfunduar me sukses atë betejë, ata do të kenë mbaruar një urë tokësore nga Rusia në Krime dhe do ta shohin këtë si një sukses të madh strategjik.”

Gjenerali Richard Barrons

Nëse Mariupol do të kapej, Rusia do të merrte në kontroll të plotë më shumë se 80% të vijës bregdetare të Ukrainës në Detin e Zi, duke ndërprerë kështu tregtinë e saj detare dhe duke e izoluar më tej atë nga bota. Mirëpo llogaritë e Kremlinit për të pushtuar shpejt qytetin nuk po dalin sipas parashikimeve, pasi po përballen me rezistencën e pathyeshme deri më tani të forcave ukrainase. Në një situatë të tillë, komandantët rusë po përdorin taktikat mesjetare të rrethimeve dhe izolimeve.

Ata kanë goditur Mariupolin me artileri, raketa dhe bomba – duke shkatërruar mbi 90% të qytetit. Rusët gjithashtu kanë ndërprerë energjinë elektrike, ngrohjen, ujin e freskët, ushqimin dhe furnizimet mjekësore, duke shkaktuar një katastrofë humanitare. Për këtë fatkeqësi që po ndodh, Moska fajëson Ukrainën pasi ka refuzuar të dorëzohet, sipas afatit që i ishte dhënë. Ndërsa një deputet ukrainas, ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të lërë Mariupolin “të vdesë nga uria” për t’u dorëzuar.

Ukraina është zotuar të mbrojë qytetin deri në ushtarin e fundit. Trupat ruse po depërtojnë në qendër dhe në mungesë të ndonjë lloj marrëveshjeje paqeje, Rusia ka të ngjarë të intensifikojë bombardimet e saj, duke bërë pak ose aspak dallim midis mbrojtësve të armatosur dhe popullsisë civile të rrethuar, e cila ende numëron mbi 200 000 persona.

Nëse Rusia merr kontrollin e plotë të Mariupolit, kjo do të çlironte afërsisht 6000 trupa të saj, të cilët janë organizuar në grupe taktike batalioni prej 1000 trupash, që menjëherë më pas do të shkonin në ndihmë të fronteve të tjera ruse në Ukrainë.

Ekzistojnë një sërë mundësish se ku mund të rishpërndahen:

Në verilindje të Ukrainës, për t’iu bashkuar betejës dhe për të shkatërruar forcat e armatosura ukrainase që luftojnë separatistët pro-Kremlinit në rajonin e Donbasit.

Në perëndim, për të depërtuar drejt Odesës, e cila do të ishte dalja e fundit kryesore e mbetur e Ukrainës në Detin e Zi.

Në veriperëndim drejt qytetit të Dnipro.

  1. Shkatërrimi i ekonomisë së Ukrainës

Mariupol ka qenë prej kohësh një port i rëndësishëm strategjik në Detin Azov, pjesë e Detit të Zi. Ai është porti më i madh në rajonin e Detit Azov dhe vendi i një fabrike të madhe hekuri dhe çeliku. Në kohë normale, Mariupol është qendër kryesore e eksportit për çelikun, qymyrin dhe misrin e Ukrainës që shkojnë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Për tetë vjet tashmë, që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë nga Moska në vitin 2014, qyteti është përfshirë shpesh në konflikte midis forcave ruse në atë gadishull dhe separatistëve pro-Kremlinit në republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk. Humbja e Mariupolit do të ishte një goditje e madhe për atë që ka mbetur nga ekonomia e Ukrainës.

  1. Mundësi propagande

Mariupol është shtëpia e një njësie të milicisë ukrainase të quajtur Brigada Azov. Kjo Brigadë përbëhet nga ekstremistë të djathtë, duke përfshirë dhe neonazistë. Megjithëse ata përbëjnë pjesën më të vogël të forcave luftarake të Ukrainës, ky ka qenë një mjet i dobishëm propagande për Moskën, duke i dhënë asaj një pretekst për t’i thënë popullatës ruse se të rinjtë që ajo ka dërguar për në Ukrainë, janë atje për të luftuar dhe mbrojtur fqinjin e tyre nga neonazistët.

Nëse Rusia arrin të kapë të gjallë një numër të konsiderueshëm luftëtarësh të Brigadës Azov, ka të ngjarë që ata të bëhen lajm në çdo media të kontrolluar nga shteti rus, si pjesë e luftës së vazhdueshme për të diskredituar Ukrainën dhe qeverinë e saj.

  1. Ngritja e moralit

Marrja e Mariupolit nga Rusia, do të jetë psikologjikisht domethënëse për të dyja palët në këtë luftë. Një fitore ruse në Mariupol do t’i mundësonte Kremlinit t’i tregonte popullatës së vet se Rusia po i arrin qëllimet e saj dhe po bën përparim. Për presidentin Putin, për të cilin kjo luftë duket të jetë personale, e gjithë kjo ka një rëndësi historike. Ai e sheh vijën bregdetare të Detit të Zi të Ukrainës si pjesë e asaj që quhet Novorossiya (Rusia e Re) – tokat ruse që datojnë nga perandoria e shekullit të 18-të.

Putini dëshiron të ringjallë këtë koncept, “duke i shpëtuar rusët nga tirania e një qeverie properëndimore në Kiev”, siç e sheh ai. Por për ukrainasit, humbja e Mariupolit do të ishte një goditje e madhe, jo vetëm ushtarakisht dhe ekonomikisht, por edhe për moralin e burrave dhe grave që luftojnë në terren, duke mbrojtur vendin e tyre. Mariupol do të ishte qyteti i parë i madh që do të binte në duart e rusëve, çka do t’i jepte luftës një kthesë madhore.



Ju sugjerojmë

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
Aktualitet

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

27 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Bota

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

27 Dhjetor, 2025 9:43 am
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Para
Pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut, Mancini drejt largimit

Pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut, Mancini drejt largimit

Gripi i shpendëve,Gjeci: Ushqimet në tregun tonë janë të sigurta për konsumatorin

Gripi i shpendëve,Gjeci: Ushqimet në tregun tonë janë të sigurta për konsumatorin

Sulmet në Ukrainë, vritet një tjetër gjeneral i lartë rus

Sulmet në Ukrainë, vritet një tjetër gjeneral i lartë rus
















TE FUNDIT

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
27 Dhjetor, 2025

Trafiku në Unazën e Elbasanit nuk është diçka e rrallë tashmë. Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo...

Lexo më shumë

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
27 Dhjetor, 2025

Policia franceze ka arrestuar një 25-vjeçar që goditi me thikë tre gra në metronë e Parisit pasditen e së premtes,...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
27 Dhjetor, 2025

Një udhëtim me anije prej 600 miljesh në Nil, një vizitë në Shqipëri apo një turne rreth pamjeve romake të...

Lexo më shumë

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
27 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ai do të jetë personi që do të japë fjalën e fundit për një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com