Sociale

Pse lodhemi nga lajmet rreth COVID dhe pse kjo mund të bëhet problematike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:24 - 09/05/20 |
Al Do

Kur jemi përballur me një fatkeqësi që kërkon të qëndrojmë në shtëpi shumicën e kohës, është e natyrshme që shumë prej nesh kanë nisur të lexojnë lajmet.

Gjatë gjithë marsit, ne kemi lexuar dhe kërkuar në internet pa pushim. The Guardian mori 2.17 miliard shikime në faqe, një rritje prej mbi 750 milion në rekordin e mëparshëm të vendosur në tetor të 2019.

Fjalimi i Boris Johnson drejtuar kombit më 23 mars, ishte një nga transmetimet më të shikuara në historinë e televizionit në Mbretërinë e Bashkuar, me më shumë se 27 milion shikues live, duke rivalizuar finalen e Kupës së Botës 1966 dhe funeralin e princeshës Diana.

Por tani, ndërsa hyjmë në javën e katërt të izolimit, kanë dalë figura të reja që duket se tregojnë se interesi ynë për lajmet me përmbajtje koronavirusi, është në rënie. Hulumtimet nga NiemanLab, institucioni kryesor i gazetarisë në universitetin Harvard, tregojnë se deri në 9 mars, një në katër shikime në faqet e lajmeve amerikane fliste për koronavirusin. Trafiku arriti kulmin në 12 dhe 13 mars me diagnozën e Tom Hanks dhe pezullimin e NBA.

Nga fundi i marsit, kjo vëmendje është në rënie dhe është në në nivele shumë më normale këtë javë. Duket se mund të kemi zhvilluar lodhje nga lajmet koronavirus. Por pse ka ndodhur kjo? A mund të humbasin njerëzit me të vërtetë interes për një ngjarje të tillë kataklizmike? Dhe çfarë do të thotë kjo braktisje për strategjinë e qeverisë?

Lodhja nga lajmet nuk është fenomen i ri. Të dhënat nga Instituti Reuters për studimin e gazetarisë tregojnë se, edhe kur një ngjarje mbizotëron në axhendën e lajmeve, 24 % e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë që përpiqen në mënyrë aktive të shmangin lajmet. Gjatë Brexit, thotë Rasmus Kleis Nielsen, drejtor i Institutit Reuters, kjo shifër u rrit në rreth një të tretën.

Ekzistojnë tre arsye për këtë sëmundje të përgjithshme: lajmet i bëjnë njerëzit të ndjehen të depresionuar; gjithashtu i bën ata të ndjehen të pafuqishëm – shikuesit mendojnë se nuk mund të ndikojnë në ngjarje; dhe së fundi, publiku thjesht nuk u beson lajmeve – ata i shohin ato si sipërfaqësore dhe të pasakta.

Përsa i përket efekteve psikologjike të përfshirjes në këtë krizë, studimet aktualisht janë duke vazhduar. Ekziston një lidhje e ngushtë midis mbingarkesës së lajmeve dhe ankthit të përgjithshëm në rritje. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon në mënyrë specifike mosdëgjimin e lajmeve nëse ato ju bëjnë të ndiheni të mërzitur dhe në ankth.

Ekziston edhe një ndërveprim kompleks midis ankthit dhe angazhimit tonë me lajmet.

‘Nga studimi shumë i kufizuar që kemi në dispozicion – nga Hong Kongu me epideminë H1N1 – njerëzit filluan duke qenë mjaft të shqetësuar dhe pastaj me kalimin e kohës, niveli i ankthit u ul,’, thotë Richard Bentall, profesor i psikologjisë klinike në Universitetin  Sheffield.

‘Ky ankth ishte një parashikues i sjelljes në lidhje me virusin, dhe ishte gjithashtu një parashikues i leximit të artikujve në gazeta.’

Njerëzit, shpjegon Bentall, priren të klasifikohen në ‘monitorues’ dhe ‘lexuesit e prerë’. Të parët kanë tendencë të kërkojnë më shumë informacione kur janë në ankth; të fundit priren t’a bllokojnë atë. ‘Ky është spekulim, por ajo që ne mund të shohim është që popullsia renditet në këto dy grupe të ndryshme’, thotë ai.

Rezultati tjetër i një periudhe të mbulimit të lajmeve të një teme, është që publiku bëhet i ngopur.                      ‘Në një farë mënyre, sa më shumë t’a dëgjojmë diçka, aq më pak e vërejmë atë,’- thotë Armor. ‘Dhe sigurisht, nuk po them që njerëzit nuk e vërejnë situatën Covid-19. Por në kontekstin e lajmeve Covid-19, ne e dëgjojmë, e shohim, por tani kemi filluar të filtrojmë “zhurmën”.’

Por gjendja shpirtërore, sjellja e publikut ndaj virusit dhe masat që janë vendosur për të ngadalësuar përhapjen e tij, do të kenë efekte afatgjata të sjelljes që do të ndikojnë në përparimin e pandemisë.    ‘Është shqetësuese se në studimin e Hong Kongut, ata që u ngopën me lajmet, patën prirjen të mos respektojnë distancën shoqërore. ‘Supozimi i disa prej këtyre modeleve, është se të qenit i frikësuar bën që të qëndrosh në shtëpi, duke kufizuar përhapjen e pandemisë, por nëse njerëzit bëhen të ngopur, atëherë mund të kemi probleme’, thotë Bentall.

Ajo që është e sigurt është që t’i kushtosh vëmendje disa lajmeve është e dobishme: Lexuesit e lajmeve janë më të informuar. /Opinion.al

Pas