Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse LDK dhe PDK sulmojnë Shqipërinë

2016/05/31 at 8:11 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse LDK dhe PDK sulmojnë Shqipërinë

Nga Baton Haxhiu 


Nuk ka nevojë të ndërtohet një sulm për Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin, duke e përbuzur Shqipërinë për një copë tokë.

E lexova me kujdes deklaratën e LDK-së, por edhe heshtjen e PDK-së, pas bojkotimit të këtyre dy partive që i kanë bërë sot seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pritej të diskutohej për ndarjen e një parcele për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Duhet të jesh shumë i paditur, i pacipë, i kotë dhe dashakeq të shkruash diçka të tillë. Edhe më keq, të jesh në një vend që s’e meriton.

Deklarata e shpërndarë në media kishte një qëndrim të pakuptimtë, të ashpër, duke e goditur Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin. Kritiken e kishte adresuar në media dhe konkretisht aludonte në një dështim të Kryetarit të Prishtinës, duke gjetur arsye ndërrimin e parcelës në Lakërishtë të dedikuar për LDK-në me një vendim që ishte marrë në vitin 2007, në tokë për Ambasadën e Shqipërisë.

Fleta poseduese e parcelës, ndërkaq, nuk është bartur në emër të LDK-së. Ajo qëndron ende në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Vetëm katër ditë kanë mbetur para mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Asamblistët e Komunës së Prishtinës që vijnë nga LDK dhe PDK gjejnë arsye banale për ta sulmuar Shpendin, duke e poshtëruar Shqipërinë. Sikur nuk ka pasur asnjë temë tjetër për ta kritikuar dhe për të biseduar për hallet e qytetarëve.

E kanë gjetur si mollë sherri Shqipërinë!

Nëse shikohet prapavija e kësaj historie, për kaq vite sa është dhënë parcela në Lakërishtë, ndërtesa e LDK-së është dashur të ndërtohet dhjetë herë deri më tash. Përfaqësuesit e LDK-së më kohë kishin deklaruar se nuk kanë para për të ndërtuar një projekt dedikuar partisë. Edhe pse, për dhjetë vjet, gjatë okupimit, kanë blerë dy ndërtesa dhe një shtëpi me taksat e shqiptarëve të Kosovës.

Brenda një viti, me deklarimet e tij, koalicioni LDK-PDK, në Komunën e Prishtinës, ka përdorur të gjitha mjetet për ta ndërtuar një bllokim ndaj Kryetarit të Prishtinës. Kjo mund të konsiderohet betejë politike brenda interesave dhe hakmarrjes edhe për humbjen e Isa Mustafës.

Arriti të godasë shumë VV dhe Shpend Ahmetin për faktin se e quajti të papërgjegjshëm dhe jo profesional. Atë që profesionistët e këtij profesioni, politikës, e quajnë humbje të etikës profesionale në emër të interesave partiake.

Deri këtu mund të quhet në rregull, sepse Shpendi duhet ta gjejë mënyrën për t’u mbrojtur.

Nuk dua që të flas për modelet ndikuese në lobim dhe bllokim, edhe pse këto koncepte janë të varura nga personat dhe interesat konkrete.

Do  mundohem ta shpjegoj shkeljen e rëndë morale që ka bërë LDK me deklaratën e sotme për media, si dhe PDK me heshtjen dhe bojkotimin e saj.

Ka futur në sherr truallin dedikuar Shqipërisë për Ambasadë, kundër Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes.

Kush ishte kontribuues i ndërtimit të këtij koncepti dhe të një situate, gati të pakthyeshme, në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë:  Situatë turpi për të gjithë asamblistët që s’kanë pikë dinjiteti në betejën e brendshme politike.

Duke lexuar deklaratën e LDK-së, ku brenda saj është edhe PDK me heshtjen dhe bojkotin e saj, tejet i befasuar, po mundohem ta bëj një sqarim për dy Kryetarët, Isa Mustafën dhe Kadri Veselin.

Para luftës, gjatë okupimit, Kosova ka pasur selinë e Ambasadës në Tiranë. Ka përdorur gjithë infrastrukturën e saj politike dhe diplomatike. Kosovës iu hapen mundësitë për të përfituar nga ndihma direkte e Shqipërisë. LDK ka pasur fatin të jetë e ndihmuar konkretisht në rregullimin ligjor dhe asistencën materiale e profesionale në Shqipëri, në Tiranë.

Shqipëria  mori për detyrë jo vetëm të rikonstruktonte gjithçka që vinte nga Kosova, por edhe të krijonte prej fillimit organizmat qe kishin për të marrë përsipër shpërndarjen – mbikëqyrjen e një koncepti politik të shpërndarë nëpër botë.

Tirana mendoi që mënyra e tillë e ndihmës do të krijonte një ndihmesë për Kosovën.

Kosova trashëgoi një ndihmë të pakrahasueshme dhe përdori truallin shqiptar për luftë çlirimtare.

Çka mund të bëjë një vend vëllazëror për një popullatë të shtypur, kur të gjithë ishin kundër dhe Serbia ishte me kthetra mbi ne?

Pas gjithë kësaj, Shqipëria doli e para, pas shpalljes së pavarësisë, t’ia falte Kosovës Ambasadën në qendër të Tiranës. Vlera e saj mund të jetë më shumë se 5 milionë euro. Mos të flasim për lobimet e shumta që Shqipëria ka bërë për Kosovën.

Na del një grup i turpshëm asamblistësh që po mbron Prishtinën dhe një copë tokë të saj nga Shqipëria. Aq më keq, që këtë truall e përdorin për ta sulmuar Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin. Nuk ka nevojë të ndërtohet një sulm për Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin, duke e përbuzur Shqipërinë për një copë tokë.

Turp.

Ju s’jeni as për qytetin, as për ne, as për Kosovën dhe as për shqiptarët. Ju, thjesht, jeni të mjerë. Me ju, qyteti nuk duhet të vazhdojë, sepse s’keni as kod normal komunikimi, as dijeni dhe as moral.

Ju guxoni të fusni në sherr Shqipërinë për një copë toke.

Ju, asamblistë, duhet ta dini se nuk është fjala për një copë tokë, sepse ajo copë toke sado e vogël të jetë, është një ndjenjë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. As këtë nuk dini ta dalloni.

Ikni nga aty ku jeni. Ju s’meritoni, nëse nuk e kuptoni se sa të ndjeshme janë këto situata.

Ikni, se na turpëruat.

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Përdorues të Iphone, vëmendje! Ka diçka që duhet ta dini

Përdorues të Iphone, vëmendje! Ka diçka që duhet ta dini

Rregullat e arta, ja si të hidhni parfumin !

Rregullat e arta, ja si të hidhni parfumin !

Tenderat, KLSH padit në prokurori Elvis Roshin e Kavajës

Video/ Berisha: Rama avokat i përdhunuesit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com