Gazeta italiane “La Repubblica” ka publikuar ditën e sotme një artikull me titull “Droga, mbledhja e borxheve, egërsia, kështu bota e krimit shqiptar hëngri Romën”, ku tregon për historinë e bandave kriminale shqiptare të Romës që mbushën me drogë kryeqytetin italian.
Në këtë artikull jepen detaje për drejtuesit shqiptarë të bandave të trafikut të trafikut të drogës në Romë Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe.
La Repubblica shkruan se Elvis Demçe kërkon të vrasë policët dhe magjistratët që e hetojnë atë. Në vitin 2020, ai kishte marrë emrat e policëve dhe profilet sociale.
Mirëpo, partnerët e kanë të vështirë ta gjejnë policin: “Vëlla ai ka 10 shtëpi, nuk ka besim as tek policët”. Në këtë moment Demçe i përgjigjet: Pse kush është ai, Sali Berisha?
Por Elvisi nuk dekurajohet: “Prisni sa t’i bëj kurthin. Shih çfarë i bëj! I plas trutë në mes të Tor Bella.” thuhet në artikull.
Pjesë nga përgjimet:
Elvis Demçe: Rop me ia dit shpit me ju plan na mi prit posht shpis kur*** me ia ** robt me ba terror.
I panjohur: Ka 10 shtëpia aj mor frato s’kapet kund.
Elvis Demçe: A je agjent sekret a jo? Lerë fare se ai është budalla, homoseksual. 10 shpi thua? Po pse? Kush është ai, Sali Berisha?
I panjohur: S’del asnjë ditë zemër vetëm del me dy makina si e shoqërojnë e çdo ditë e ndërron makinën, e nuk fle asnjëherë tek e njëjta shtëpi.
Elvis Demçe: Motër****, me e gjet kun, mi plas trut.