Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse kryeministria e Zelandës së Re u detyrua të jepte dorëheqjen?

2023/02/04 at 3:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse kryeministria e Zelandës së Re u detyrua të jepte dorëheqjen?

Kryeministrja Jacinda Ardern habiti botën javën e kaluar kur njoftoi dorëheqjen e saj përpara zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen këtë vit.

“Kritikët kanë arritur të thyejnë shpirtin e udhëheqëses tonë më të kujdesshme”, shkruan në një editorial të saj gazeta neo–zelandeze “New Zealand Herald”.

E zgjedhur në vitin 2017, në moshën 37-vjeçare, si kryeministrja më e re në botë, Ardern e mori detyrën me një entuziazëm të madh, të sintetizuar në moton: “Le ta bëjmë këtë!”. Duke ofruar “përqafime dhe përshëndetje formale”, ajo predikoi dashamirësi në qeverisje. Por 5 vite sulme në internet nga ata që aktori Sam Neill i quajti një “grumbull ngacmuesish dhe mizogjenësh” ia dolën që ta lodhin. Më shumë se 5 vite më vonë Ardern është e rraskapitur dhe e ezauruar nga nervat.

Muajin e kaluar ajo u kap me mikrofonin hapur duke e quajtur “arrogant” një ligjvënës neo-zelandez”. Ardern nuk e fajësoi turmën e kritikëve të saj në internet. Ajo tha  vetëm kaq: Unë e di se çfarë kërkon kjo punë, dhe e di që nuk kam më mjaftueshëm energji për ta bërë atë në mënyrën e duhur.

Por dorëheqja e saj e hershme “është një dëshmi rrëqethëse e fuqisë së negativitetit”. Ardern ka shumë arsye për të qenë krenare me veten, shkruan Matthew Knott në gazetën australiane “The Age”.

Në një epokë të konservatorëve të dorës së fortë si Donald Trump në SHBA dhe Jair Bolsonaro në Brazil, ajo “u dallua” si një “udhëheqëse e re progresive globale” duke e ngritur “në lartësi të paprecedenta statusin global të Zelandës së Re”.

Shtatzënë gjatë muajve të parë në detyrë, ajo hoqi dorë nga pushimi, duke i dhënë gji fëmijës teksa ishte në punë. Dhe rrezatonte qetësi edhe në mesin e krizave. Kur një person i armatosur vrau 51 besimtarë në 2 xhami në qytetin e Christchurch në vitin 2019, Ardern ngushëlloi besimtaret myslimane, të veshura me hixhab, dhe më pas mori shumë shpejt masa për të ashpërsuar ligjet mbi mbajtjen e armëve.

Një vit më vonë u shfaq pandemia, dhe ajo mbylli menjëherë kufijtë e Zelandës së Re, duke e mbajtur virusin larg për muaj të tërë. Politika e saj e “vijës së ashpër” për zero raste me Covid-19, bëri që Zelanda e Re të kishte një nga nivelet më të ulëta në botë të vdekjeve nga Covid-19. Megjithatë ajo qasje shkaktoi një reagim të fortë nga kundërshtarët e vaksinave dhe popullariteti i saj ra ndjeshëm.

Megjithatë, mishërimi prej saj i udhëheqjes “së dhembshur” e bëri atë një personazh të famshëm global. Adhurimi prej heroine solli edhe rënien e Ardern thotë Ross Clark në një artikull në britaniken “The Telegraph”. Ajo u miklua nga buja e madhe rreth saj, duke mbetur e verbër ndaj gabimeve “të vetë–shkaktuara”.

Në një vend ku bujqësia është sektori kryesor, ajo zhvilloi një “luftë kundër fermerëve” me “axhendën e saj ekstreme të ndryshimeve klimatike”, dhe më pas “i mungonte ashpërsia” për të luftuar kundër reagimeve të parashikueshme.

E mësuar me lavdërimet universale, Ardern dha dorëheqjen sepse nuk mund të “përballonte dot më rrëzimin e aureolës së saj”. Megjithatë, nuk ishin “kritikat e vlefshme” ato që në fund e rrëzuan shkruan Michelle Duff në Stuff.co.nz.

“Përgjegjës ishte një “ekosistem konspirativ” në internet që e cilësoi atë si një Djall, dhe që nxiti një ortek “abuzimesh të poshtra dhe toksike”, ku përfshiheshin një mori kërcënimesh përdhunimi, torture dhe vrasje.

Sa herë që dilte në publik, makina e saj “ndiqej nga protestuesit që e quanin ‘tradhtare’. Edhe pasi u forcuan masat e sigurisë “siguria e saj ishte e pamundur të garantohej. Madje ajo u detyrua të anulonte dasmën e saj. Historia e udhëheqëses së re të Zelandës së Re, në fillim shumë premtuese, pati një fund “të frikshëm”. Cila grua do të guxojë tani që të kërkojë poste të larta?”, shkruan Duff.

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
U padit për një postim në Twitter, Elon Musk shpallet i pafajshëm

U padit për një postim në Twitter, Elon Musk shpallet i pafajshëm

Formula 1, makina e re e vitit 2023 e Red Bull

Formula 1, makina e re e vitit 2023 e Red Bull

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com