Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse kriza energjitike e Europës nuk do të përfundojë kur të vijë pranvera

2022/10/30 at 8:35 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse kriza energjitike e Europës nuk do të përfundojë kur të vijë pranvera

Dimri i vitit 2023 mund të jetë më i keq se ai i vitit 2022, shkruan The Economist. Në provincën holandeze Groningen ndodhet fusha më e madhe e gazit në Europë.


Nxjerrja e gazit për dekada me radhë ka shkaktuar tërmete të vogla që kanë lënë me mijëra shtëpi me themele të paqëndrueshme, duke bërë që qeveria të ulë nxjerrjen e gazit në minimum, duke premtuar ta mbyllë fare atë deri në vitin 2024.

Çmimet e gazit tani janë aq të larta, sa që nëse qeveria do të lejonte pompimin e rregullt, ajo mund të bënte milioner pronarin e çdo shtëpie me themele të paqëndrueshme.

Por kjo është politikisht e pamundur. Edhe në mes të një krize energjetike, e cila mund të përkeqësohet në vitin 2023, mbështetja për rritjen e prodhimit të energjisë, nuk është aq e fortë.

Shumica e bizneseve dhe familjeve janë të shqetësuara për sigurimin e ngrohjes gjatë këtij dimri, jo dimrit të ardhshëm.

Politikanët po përpiqen t’i ndihmojnë, ata duke hartuar buxhete prej disa miliarda eurosh. Në fillim të shtatorit, Koalicioni i Qeverisë Gjermane ra dakord për një paketë të re masash me vlerë 65 miliardë euro (62.5 miliardë dollarë), dhe më pas shtoi edhe 200 miliardë euro në fund të muajit.

Qeveria e re e Italisë do të vihet nën trysni të menjëhershme për të rritur paketat e ndihmës në vend, tashmë me vlerë sa 3% e PBB-së.

Lajmi i keq

Por lajmi i keq është se kriza e Europës nuk do të përfundojë kur të vijë pranvera. Banka Goldman Sachs, së fundmi parashikoi se çmimet e gazit në verën e vitit të ardhshëm, do të jenë rreth 235 euro për MW/h, më të larta se sa janë sot (çmimi para-pandemik ishte rreth 20 €).

Parashikohet se çmimet e energjisë elektrike në Gjermani, për tremujorin e katërt të vitit 2023, do të jenë më të shtrenjta se sa në tremujorin e katërt të këtij viti.

Edhe në Francë, ku politikanët shpresojnë se shumë centrale bërthamore që tani për tani janë mbyllur për mirëmbajtje dhe riparime, do të vihen në punë në vitin 2023, shqetësimi i vërtetë është dimri i vitit 2023, jo ky dimër, sipas një shefi të energjisë.

Ka disa arsye pse çmimet ka të ngjarë të qëndrojnë të larta. Nëse dimri do të jetë shumë i ftohtë, depot e ruajtjes së gazit në Europë, mund të boshatisen deri në mars.

Në vitin 2022, gazi rus ndihmoi në plotësimin e tyre, derisa Rusia uli furnizimet gjatë verës, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve. Në qoftë se këto furnizime nuk rifillojnë në vitin 2023, gazi për Europën duhet të vijë nga gjetiu.

Por nuk priten shumë furnizime shtesë në tregjet globale para vitit 2024, thonë analistët. Sabotimi i tubacioneve nënujore të gazit në Gjermani, ndoshta nga Rusia, është një arsye tjetër për t’u shqetësuar se furnizimi mund të kufizohet vitin e ardhshëm.

Fusha e gazit Groningen në Holandë është shpresa e vetme për ndryshim në Europë, thonë ekspertët. Ajo pompoi 42 miliardë metra kub në vitin 2014, dhe ende mund të prodhojë 20-25 miliardë metra kub gaz, sa rreth 5% e nevojave të Europës, sipas firmave që zotërojnë koncesionin për të shfrytëzuar fushën.

Por politika ka qenë një pengesë. Qeveria është treguar e ngadaltë për të forcuar shtëpitë dhe për të kompensuar pronarët. Tani ajo po vendos sigurinë e tyre në radhë të parë.

Për fat të mirë, aftësia për të trajtuar importet po përmirësohet. Një terminal lundrues i gazit natyror të lëngshëm, në Eemshaven të Holandës sapo ka kaluar operimin e tij online, dhe Gjermania do të shtojë edhe dy terminale të tjerë këtë vit.

Një tubacion i shumëpritur që lidh Norvegjinë me Poloninë përmes Danimarkës, do të nisë operacionet në tetor, duke pompuar deri në 10 miliardë metra kub në vit në të ardhmen.

Një tubacion i ri me rreth gjysmën e këtij kapaciteti nga Polonia në Sllovaki, gjithashtu do të fillojë të pompojë gaz, dhe ndërlidhja franko-gjermane po rinovohet për të lejuar edhe prurjet nga Lindja.

Konkurrenca

Por konkurrenca midis vendeve europiane për këto furnizime, do të jetë e ashpër. Polonia nuk ka siguruar furnizime përtej sezonit aktual të ngrohjes për të përmbushur plotësisht pjesën e saj në tubacionin e ri, sipas kompanisë kombëtare të gazit PGNIG.

Nga ana tjetër, Gjermania nuk ka arritur të bjerë dakord për të ashtuquajturat “marrëveshje solidariteti” me disa nga fqinjët e saj, për të siguruar furnizime në rast të mungesave këtë dimër.

Berlini nuk është treguar i gatshëm të nënshkruajë kontrata afatgjata për gazin natyror të lëngshëm, për të siguruar furnizime nga jashtë, dhe duket se ka besim te fuqia shpenzuese e vendit, për të ridrejtuar dërgesat e gazit në brigjet e veta sipas nevojës, në kurriz të vendeve më të varfëra.

Platforma e BE-së për të lehtësuar blerjet e përbashkëta të gazit, me qëllim për të ndihmuar vendet më në nevojë që të sigurojnë çmime më të lira, nuk është kaluar ende online.

Çmimet e larta të gazit janë gjithashtu një arsye kryesore pse energjia elektrike në Europë do të vazhdojë të jetë e shtrenjtë. Rikthimi i prodhimit të energjisë bërthamore franceze në kapacitetin e plotë, është me rëndësi thelbësore, pasi Franca zakonisht është një eksportuese e energjisë elektrike, por sipas parashikimeve aktuale të qeverisë, për këtë do të duhet pak kohë.

Gjermania, me ngurrim, ka miratuar vënien në punë përkohësisht të dy prej tre termocentraleve bërthamore të mbetura në vend, dhe kjo vetëm deri në mes të prillit, pavarësisht analizave që tregojnë se centralet do të kursenin gaz.

Polonia tashmë ka kufizuar eksportet e energjisë elektrike në Gjermani, për të ulur çmimet e veta të energjisë elektrike dhe për të shmangur djegien së sasi të mëdha të qymyrit, megjithëse zyrtarisht thotë se kjo po bëhet vetëm për sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Qeveria suedeze është nën trysni për të bërë të njëjtën gjë.

Sa më e gjatë të jetë kriza, aq më të vështira do të bëhen konfliktet politike brenda dhe ndërmjet vendeve. Pronarët e shtëpive në Groningen, kundërshtarët e fuqisë bërthamore në Gjermani dhe politikanët në të gjithë Europën që po mbrojnë konsumatorët nga çmimet e larta, kanë të gjithë arsyet e veta për qëndrimet e tyre.

Por rezultati kolektiv do të jetë furnizimi i kufizuar me energji, kërkesa e tepërt dhe çmimet e larta gjatë gjithë vitit 2023. /Monitor



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
“E djathta e rublave e la vendin djerrë”,Rama nga Dibra:Tani po duken frytet e punës sonë

“E djathta e rublave e la vendin djerrë”,Rama nga Dibra:Tani po duken frytet e punës sonë

Lëvizte me thikë dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër

154 qytetarë të arrestuar për një javë, Policia: 24 janë shpallur në kërkim

Ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas
















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com