Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse ka rëndësi njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia? 

2025/03/29 at 11:06 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse ka rëndësi njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia? 

Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Liderët e dy vendeve shfaqën shpresa dhe shqetësime për ndikimin e mundshëm, të cilin eksperti Gëzim Visoka e cilëson si një “pikë kthese”. 


Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësinë e saj. Por, shumë të tjera, si në kontinentin afrikan, ende refuzojnë ta bëjnë këtë, për shkak të shqetësimeve për lëvizjet separatiste brenda shteteve të tyre. 

Qysh në takimin e parë të mbajtur nga Unioni Afrikan (UA) këtë muaj, Maroku – që udhëheq presidencën e këtij institucioni për muajin mars – bëri thirrje për mbrojtjen e “integritetit territorial”, si mënyrë për të ruajtur stabilitetin në kontinent. 

Njohja nga Kenia mund të sjellë një ndryshim të kësaj politike, duke nxitur që edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim. 

Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”. 

“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë. 

Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës. Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”. 

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi. 

Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera. 

Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika. 

Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta“, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar. 

“Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka. 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”. 

Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia? 

Përveç shpresës nga Kosova dhe frikës nga Serbia se njohja e Kenias mund të nisë një trend të ri të njohjeve, njohja e Kenias në veçanti ka rëndësi. Prej shteteve afrikane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tani, Kenia është shteti i dytë me bruto prodhimin e brendshëm më të madh, pas Egjiptit. 

Pas zyrtarizimit të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto, diskutuan edhe për “mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”. 

“Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në X. 

Deri më tani, roli i Kenias në Ballkan ka qenë i kufizuar në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. 

Por, në Afrikë, e veçanërisht në Afrikën Lindore, ky shtet gëzon një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale, përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, si autostrada elektrike me Etiopinë dhe Rrjeti i Energjisë i Afrikës Lindore. 

Kenia, gjithashtu, është anëtare themeluese e Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC), kryesimin e së cilës tani e gëzon presidenti Ruto. Ajo ka luajtur disa herë rol kyç edhe në ndërmjetësimin e konflikteve brenda rajonit. 

Për shembull, më 28 Mars, Kenia dërgoi ish-kryeministrin Raila Odinga në Sudanin Jugor, me synimin për të parandaluar rikthimin e luftës civile. 

Pse nuk e njohin Kosovën më shumë shtete? 

Që nga viti 2008, Kosova ka siguruar njohje nga gati 120 shtete. Në vitet e fundit, MPJD-ja është kritikuar nga opozitarë dhe njohës të politikës për mosangazhim për njohje të reja. 

Visoka thotë se ka shumë arsye pse Kosova nuk ka siguruar më shumë njohje. Ndër to, kryesore janë “zhvendosja e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës” dhe “fushata proaktive diplomatike e Serbisë për të parandaluar dhe, kur është e mundur, për të tërhequr njohjet e Kosovës”. 

Sipas tij, ndikim ka pasur edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2021, kur Kosova është pajtuar që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. 

“Kjo ka krijuar përshtypjen ndërkombëtare se Kosova nuk është më e interesuar për njohje të reja, ose se rruga për njohje duhet të kalojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Visoka. 

Marrëveshja e Uashingtonit obligoi edhe Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

Visoka thotë se shumë shtete frikësohen se procesi i njohjeve mund të ketë efekte destabilizuese dhe t’i minojë interesat e tyre, “prandaj kanë prirje të ruajnë rendin ndërkombëtar ekzistues dhe t’i japin përparësi integritetit territorial ndaj së drejtës për vetëvendosje”. 

Por, sipas tij, kjo gjë mund të ndryshojë, nëse shteti që kërkon njohje, si Kosova, angazhohet “me diplomaci proaktive” dhe “bashkëpunon ngushtë me aleatët e vet në botë”./REL 



Ju sugjerojmë

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
Bota

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

18 Shtator, 2025 2:56 pm
PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
Kryesore

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

18 Shtator, 2025 2:09 pm
Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani
Bota

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani

18 Shtator, 2025 1:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga…

18 Shtator, 2025 12:12 pm
Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
Kryesore

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

18 Shtator, 2025 11:44 am
Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
Kryesore

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

18 Shtator, 2025 10:42 am
Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk
Bota

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk

18 Shtator, 2025 9:31 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

18 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 Shtator, 2025 8:16 am
Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Para
Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”: Për pasaportën e BE na duhet një mandat i fortë 

Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”: Për pasaportën e BE na duhet një mandat i fortë 

Kryeministri Rama shpalos modelin e pasaportës shqiptare evropiane 

Kryeministri Rama shpalos modelin e pasaportës shqiptare evropiane 

“Paga minimale 500 euro nga janari 2026”, Rama: Ambicia jonë është që pensioni mesatar të jetë 400 euro  

“Paga minimale 500 euro nga janari 2026”, Rama: Ambicia jonë është që pensioni mesatar të jetë 400 euro  
















TE FUNDIT

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
18 Shtator, 2025

Në vitin 2024, Zvicra regjistroi 1,211 incidente raciste dhe antisemitike, një rritje prej 40% krahasuar me vitin e mëparshëm –...

Lexo më shumë

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
18 Shtator, 2025

Ka përfunduar mbledhje e grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë, për të...

Lexo më shumë

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani
18 Shtator, 2025

Britania e Madhe i rezervoi presidentit amerikan, Donald Trump, një pritje madhështore, të përshtatshme për mbretin që ai pretendon të...

Lexo më shumë

Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga…

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
18 Shtator, 2025

Një efektiv i policisë në Përmet, shtetasi A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com