Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse jam optimist mbi të ardhmen e botës?

2016/06/16 at 6:45 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse jam optimist mbi të ardhmen e botës?

Nga Dalai Lama


Kanë kaluar gati 6 dekada qëkur braktisa atdheun tim, Tibetin, dhe u bëra një refugjat. Falë mirësisë së qeverisë dhe popullit të Indisë, ne tibetianët gjetëm një shtëpi të dytë, ku mund të jetojmë me dinjitet dhe në liri, të aftë për të gjallë mbajtur gjuhën, kulturën dhe traditat tona budiste. Brezi im ka dëshmuar aq shumë dhunë – disa historianë vlerësojnë se më shumë se 200 milionë njerëz janë vrarë në konfliktet e shekullit XX-të.

Aktualisht nuk ka asnjë zgjidhje në horizont ndaj dhunës së tmerrshme në Lindjen e Mesme, e cila në rastin e Sirisë ka çuar në krizën më të madhe të refugjatëve në një gjeneratë. Sulmet e tmerrshme terroriste – të cilat i përjetuam me trishtim këtë fundjavë në SHBA – kanë krijuar një frikë të rrënjosur thellë. Ndërsa është e vështirë të kesh një ndjenjë dëshpërimi dhe mungese shprese, por është edhe më e nevojshme që në vitet e para të shekullit të XXI-të të jemi realistë dhe optimistë.

Ekzistojnë shumë arsye qe ne të jemi shpresëplotë. Njohja e të drejtave universale të njeriut, përfshirë të drejtën për vetëvendosje, është zgjeruar përtej çdo kufiri që mund të imagjinohej një shekull më parë. Ka një konsensus ndërkombëtar në rritje në mbështetje të barazisë gjinore dhe respektit ndaj grave. Veçanërisht në mesin e brezit të ri, gjaslon një refuzim i gjerë ndaj luftës, si një mjet për zgjidhjen e problemeve.

Në të gjithë botën, shumë persona janë duke bërë punë të vlefshme për parandalimin e terrorizmit, duke njohur thellësitë e keqkuptimit dhe idenë përçarëse të “ne” dhe “ata”, që është aq e rrezikshme. Reduktimet e rëndësishme në arsenalin botëror të armëve bërthamore, nënkuptojnë vendosjen e një plani kohor për reduktime të mëtejshme dhe eliminimi përfundimtar i këtyre armëve – një ndjenjë që presidenti Obama e përsëriti kohët e fundit në Hiroshima të Japonisë – nuk duket më thjesht një ëndërr.

Koncepti i fitores absolute në njërën anë dhe humbjes në anën tjetër, është tërësisht i vjetëruar; në disa situata, pas konfliktit, vuajtja rritet në atë shkallë sa që s’mund të përshkruhet dot si luftë apo paqe. Dhuna në mënyrë të pashmangshme shkakton dhunë të mëtejshme. Në fakt, historia ka treguar se rezistenca paqësore nxitet në demokracitë më të qëndrueshme dhe paqësore, dhe është më e suksesshme në largimin e regjimeve autoritare se sa përplasja e dhunshme.

Nuk është thjesht e mjaftueshme të lutemi. Ekzistojnë zgjidhje për shumë nga problemet me të cilat përballemi; duhet të krijohen mekanizma të reja për dialog, së bashku me sistemet e arsimit për të rrënjosur vlerat morale. Këto duhet të bazohet në perspektivën se ne të gjithë i përkasim një familje njerëzore, dhe se së bashku mund të marrin masa për të adresuar sfidat globale.

Është inkurajuese që kemi parë shumë njerëz të zakonshëm në të gjithë botën të shfaqin një dhembshuri të madhe ndaj gjendjes së refugjatëve, nga ata që i kanë shpëtuar nga mbytja në det, tek të tjerët që i kanë siguruar miqësi dhe mbështetje.

Duke qenë vetë një refugjat, kam një ndjeshmëri të madhe për gjendjen e tyre, dhe kur ne shohim ankthin e tyre, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar. Unë mund të kuptoj frikën e njerëzve në vendet pritëse, të cilët mund të ndjehen të tronditur. Kombinimi i rrethanave tërheq vëmendjen ndaj rëndësisë jetike të veprimit kolektiv, në drejtim të rivendosjes së paqes së vërtetë në territoret prej të cilave largohen këta refugjatë.

Refugjatët tibetianë kanë një përvojë të dorës së parë të jetesës në rrethana të tilla, dhe ndonëse nuk kemi qenë në gjendje të kthehemi në atdheun tonë, jemi mirënjohës për mbështetjen humanitare që kemi marrë ndër dekada nga miqtë, duke përfshirë edhe popullin e Shteteve të Bashkuara. Një burim i mëtejshëm i shpresës, është bashkëpunimi i mirëfilltë ndërmjet kombeve të botës drejt një qëllimi të përbashkët, e treguar qartazi me marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Kur ngrohja globale kërcënon shëndetin e këtij planeti që është shtëpia jonë e vetme, vetëm duke marrë në konsideratë interesin më të madhe global, do të mund të përmbushen interesat lokale dhe ato kombëtare. Unë kam një lidhje personale me këtë çështje, pasi Tibeti është pllaja më e lartë në botë dhe një epiqendër e ndryshimit të klimës globale, duke u ngrohur gati 3 herë më shpejt se sa pjesa tjetër e botës. Ajo është depoja më e madhe e ujit jashtë dy poleve, dhe burimi i sistemit më të gjerë të lumenjve të Tokës, të cilët janë jetikë për 10 vendet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë.

Për të gjetur zgjidhje për krizën e mjedisit, dhe konfliktet e dhunshme me të cilat përballemi në shekullin XXI-të, ne duhet të kërkojmë përgjigje të reja. Edhe pse jam një murg budist, unë besoj se këto zgjidhje shtrihen përtej fesë, tek promovimi i një koncepti që unë e quaj etika laike. Kjo është një mënyrë për të edukuar veten në bazë të përfundimeve shkencore, përvojës dhe sensit të përbashkët – një qasje më universale për promovimin e vlerave tona të përbashkëta njerëzore.

Gjatë më shumë se tre dekadave të fundit, diskutimet e mia me shkencëtarët, mësuesit dhe punonjësit socialë nga e gjithë bota, kanë nxjerrë në pah shqetësimet e përbashkëta. Për rrjedhojë, kemi zhvilluar një sistem që përfshin edukimin e zemrës, por që është i bazuar në studimin e veprimtarisë së mendjes dhe emocioneve, përmes bursave dhe kërkimit shkencor në vend të praktikave fetare.

Përderisa kemi nevojë për parimet morale – dhembshurinë, respektin për të tjerët, mirësinë, dhe marrjen e përgjegjësive – në çdo fushë të aktivitetit njerëzor, po punojmë për të ndihmuar shkollat dhe universitetet të krijojnë mundësi për të rinjtë që të zhvillojnë një vetë-vetëdije më të madhe, për të mësuar si të menaxhojnë emocionet destruktive dhe kultivojnë aftësitë sociale.

Një trajnim i tillë, është duke u përfshirë në programin e shumë shkollave në Amerikën e Veriut dhe Evropë – unë jam i përfshirë me punën në Universitetin Emory me një kurrikul të re mbi etikën laike, që është duke u futur në disa shkolla në Indi dhe Shtetet e Bashkuara.

Është përgjegjësia jonë kolektive për të siguruar që shekulli XXI-të të mos përsërisë dhimbjet dhe gjakderdhjet e të shkuarës. Për shkak se natyra e njeriut është në thelb e dhembshur, unë besoj se është e mundur që disa dekada nga tani do të shohim një epokë të paqes – por ne duhet të punojmë së bashku si qytetarë globalë të një planeti të përbashkët.

Shënim: Dalai Lama, Tenzin Gyatso, është lideri shpirtëror i Tibetit. Që prej vitit 1959, ai jeton në mërgim në Dharamsala në Indinë veriore.

“The Washington Post”/bota.al



Ju sugjerojmë

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

21 Maj, 2025 8:38 pm
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut
Bota

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut

21 Maj, 2025 8:11 pm
I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken
Bota

I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken

21 Maj, 2025 7:51 pm
Irani ngul këmbë se s’do ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA-ja
Bota

Irani ngul këmbë se s’do ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA-ja

21 Maj, 2025 7:32 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Megaoperacioni antidrogë Shqipëri-Itali, SPAK del me njoftim zyrtar

21 Maj, 2025 6:57 pm
Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza
Bota

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza

21 Maj, 2025 6:46 pm
Para
Riza në lidhje të re? Ja me kë shoqërohet ish-burri i Rovena Dilos

Riza në lidhje të re? Ja me kë shoqërohet ish-burri i Rovena Dilos

Kjo video për shqiptarët, ka bërë namin në rrjet

Kjo video për shqiptarët, ka bërë namin në rrjet

Kukeli e Memushaj: Gjithçka me Rumaninë

Kukeli e Memushaj: Gjithçka me Rumaninë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
21 Maj, 2025

Në fillim të marsit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli rastin e një familjeje prej 4 anëtarësh...

Lexo më shumë

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
21 Maj, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar pasditen e sotme vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga realizimi i projektit “Auto-Moto...

Lexo më shumë

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
21 Maj, 2025

Më 25 maj 2022, në zyrën e Gjendjes Civile Elbasan, ka ndodhur një konflikt fizik mes dy punonjëseve të kësaj...

Lexo më shumë

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
21 Maj, 2025

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që të zgjasë lejet e qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri. Leja e qëndrimit për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com