Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Izraeli po planifikon ofensivë në Rafah dhe çfarë do të thotë kjo?

2024/02/14 at 9:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse Izraeli po planifikon ofensivë në Rafah dhe çfarë do të thotë kjo?

Izraeli synon ta zgjerojë luftën tokësore deri brenda qytetit Rafah, ku janë strehuar mbi 1 milion palestinezë nga lufta e cila e ka bërë rrafsh me tokën shumicën e Rripit të Gazës prej se pjesëtarët e Hamasit e sulmuan Izraelin më 7 tetor. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në ditët e fundit, Izraeli ka filluar ta bombardojë Rafahun, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës në kufi me Egjiptin.

Pse Izraeli synon ofensivë tokësore në Rafah?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar Rafahun si “bastionin e fundit” të Hamasit, me katër batalione të burrave të armatosur. Sipas tij, Izraeli nuk mund ta arrijë synimin e vet për ta asgjësuar këtë grup derisa pjesëtarët e tij mbesin atje. Izraeli ka kërkuar ta shkatërrojë Hamasin prej se e ky grup e udhëhoqi sulmin e 7 tetorit, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 253 të tjerë dhe u dërguan në Gazë, sipas autoriteteve izraelite.

Ushtria izraelite e ka rrënuar tashmë shumicën e Gazës, në një luftë që i ka vrarë më shumë se 28.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të udhëhequra nga Hamasi në Gazë.

Sa njerëz ndodhen në Rafah dhe cilat janë kushtet atje?

UNRWA, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që i mbështet palestinezët me ndihma dhe shërbime themelore, thotë se gati 1.5 milion njerëz ndodhen në Rafah, gjashtëfish më shumë se popullsia e këtij qyteti para 7 tetorit. Shumica e tyre janë strehuar nëpër tenda në rrugë, në vende të zbrazëta dhe në plazhe buzë murit kufitar me Egjiptin. Të tjerët jetojnë në shatorre të stërmbushura dhe të pista.

Mjekët dhe ekipet e shpëtimit po hasin në vështirësi të shpërndajë qoftë edhe ndihmat më thelbësore dhe ta parandalojnë përhapjen e sëmundjeve. Këshilli norvegjez i Refugjatëve e ka quajtur këtë një “kamp gjigant refugjatësh”. Një mjek i cili u largua nga Gaza së fundmi e ka përshkuar Rafahun si “burg të mbyllur” me materie fekale që derdhen nëpër rrugët e mbipopulluara aq shumë saqë nuk ka hapësirë as për kalimin e automjeteve mjekësore.

Ku do të shkonin të zhvendosurit?

Izraeli i ka urdhëruar civilët të ikin drejt jugut gjatë sulmeve të mëparshme në qytetet e Rripit të Gazës, prandaj shumica prej tyre kanë shkuar në Rafah. Zyra e Netanyahut ka thënë se e ka urdhëruar ushtrinë ta përpilojë një plan për evakuimin e Rafahut.

Por, zyrtarët e agjencive humanitare dhe qeveritë e huaja thonë se ata nuk kanë ku t’ia mbathin më. Egjipti ka thënë se nuk do ta lejojë një eksod të refugjatëve palestinezë të futet brenda tokës së vet.

Si janë përgjigjur vendet e tjera ndaj këtij plani?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka thënë Netanyahut se Izraeli nuk duhet ta nisë ofensivën në Rafah pa një plan që garanton sigurinë e njerëzve që janë të strehuar atje. Aleatët e tjerë të Izraelit, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësimet e tyre për pasojat e një ofensive në Rafah.

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka thënë se është e “vështirë ta kuptosh se si një ofensivë e madhe në një zonë të banuar dendësisht nuk do të shkaktonte vrasjen e shumë civilëve dhe një katastrofë humanitare”. Ajo e ka cilësuar si “të pajustifikueshme” ofensivën e mundshme.

Egjipti ka paralajmëruar për “pasoja të tmerrshme”. Izraeli pretendon se merr masa të gjëra për t’i mbrojtur civilët, por se është i detyruar të kryejë operacione ushtarake në zonat civile për shkak se “Hamasi vepron në to”./REL

Ju sugjerojmë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Para
Video/21-vjeçari drejtonte mjetin nën efektin e drogës THC, arrestohet nga policia

Video/21-vjeçari drejtonte mjetin nën efektin e drogës THC, arrestohet nga policia

Ambasada e Amerikane pret gjyqtarët e GJKKO dhe të Apelit: Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre

Ambasada e Amerikane pret gjyqtarët e GJKKO dhe të Apelit: Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre

Rusia synon të largohet nga OSBE-ja

Rusia synon të largohet nga OSBE-ja

TE FUNDIT

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
13 Maj, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë pretendimet se nuk do të shiten bileta për shqiptarët e Kosovës, për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com