Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

2025/11/18 at 5:47 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Një numër kompanish të huaja po mbyllin fabrikat e tyre në Serbinë jugore. E dhimbshme për punëtorët, e pritshme për kritikët e qeverisë. Megjithatë, ka shpresë se Serbia do të tërheqë vende pune. Por çfarë po ndodh?


Jelena i përshkruan vitet e saj në fabrikën Leoni në Maloshishte të Serbisë si “të vështira”. Ajo më nuk është në listën e pagave. Në korrik, fabrika gjermane njoftoi se do të pezullonte prodhimin në fabrikë deri në fund të vitit.

Kështu që këtë verë, Jelena aplikoi për një ndërprerje vullnetare të kontratës së saj sapo iu dha mundësia, por kjo ka qenë e dhimbshme për mua, thotë ajo për DW.

Jelena është një nga 420 personat që kanë mbetur pa punë në Leoni.

Cilat janë shkaqet?

“Shkaqet janë një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, përkatësisht kushtet ekonomike në vend dhe kriza në industrinë evropiane të automjeteve”, thotë Radmila Veskoviq, nga departamenti i komunikimit të kompanisë. Ajo shpjegon se pa punë do të mbeten në Maloshishte edhe 1.480 punëtorë të tjerë deri në fund të vitit.

Dëmshpërblimi për ndërprerje të kontratës së punës, arrin gjysmën e pagës mujore për çdo vit shërbimi, por shumë më i rëndësishëm për punëtorët është fakti që ata tani mbeten pa punë.

Por mbyllja e fabrikës në Maloshishte është vetëm një pjesë e vogël e valës që po prek veçanërisht jugun e Serbisë këtë vit. Dyert e tyre këtë vit kanë mbyllur edhe Benetton, duke lënë 900 punëtorë pa punë, si dhe Johnson Electric, ku kanë punuar 350 punëtorë.

Muajin e kaluar janë mbyllur edhe kompania sllovene Fairecat Protection në Babushnicë dhe kompania daneze Kentaur nga Vranja, duke lënë gjithashtu 250 punëtorë pa punë. Sipas raportimeve të medias, një skenar i ngjashëm kërcënon Trandteks nga Bela Palanka.

Uzina të tjera të Leoni vazhdojnë

Radmila Veskoviq thotë se kompania Leoni po përballet me rritje të kostove edhe në vende të tjera – në Prokuplje, Nish dhe Kraljevo. Tani për tani do të vazhdojë punën, por me fokus në “rritjen e efikasitetit” dhe përshtatjen me tregun dhe klientët.

Kriza në industrinë e automobilave, si dhe kushtet e biznesit në Serbi, çuan në mbylljen e njërës prej katër uzinave, duke i dhënë kështu një goditje shumë të rëndë punëtorëve që humbën vendet e tyre të punës, vetë kompanisë dhe komunitetit lokal.

Kritikët thonë se modeli tashmë i dobët ekonomik i qeverisë së Aleksandar Vuçiqit është konsumuar – fuqi punëtore e lirë, subvencione të larta për investitorët, punë të thjeshta por të vështira që mund të mbyllen lehtësisht dhe të zhvendosen diku tjetër.

Dhoma e Tregtisë Gjermano-Serbe thotë të kundërtën – Serbia përfaqëson një kuadër të qëndrueshëm investimi për kompanitë gjermane. “Ne kemi një treg të strukturuar qartë, një politikë makroekonomike të parashikueshme dhe një numër në rritje të personelit profesional dhe të arsimuar teknikisht”, thotë Milan Grujiq, kryetar i Dhomës së Tregtisë Gjermano-Serbe.

Ndryshimet në botë

Grujiq e sheh atë që po ndodh aktualisht në disa fabrika gjermane si Leoni si pjesë të ndryshimeve më të gjera në zinxhirët globalë. Ai thotë se automjetet elektrike, digjitalizimi dhe qëndrueshmëria janë tani në kërkesë dhe se kjo po ndryshon strukturën e prodhimit.

Ndërsa ekonomisti dhe ish-guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë, Dejan Shoshkiq i thotë DW se fuqia punëtore në Serbi është bërë e shtrenjtë për investitorët e huaj sepse politikat ekonomike janë vendosur gabimisht, duke çuar në një rritje të borxhit të vendit.

“Format e dukshme nuk janë vetëm shkarkimi i punëtorëve, por edhe importet e tepërta të produkteve bujqësore dhe një rënie në prodhimin bujqësor”, thotë ai. Sidoqoftë, krahasuar me vitin e kaluar, Serbia ka regjistruar një rënie të ndjeshme të investimeve të huaja direkte.

Shoshkiq kritikon nivelin e ulët të investimeve private vendore, të cilat duhet të jenë shtylla kurrizore e ekonomisë. Investimet e huaja direkte, sipas tij, nuk kanë çuar në pasuri shoqërore askund në botë, thotë ai.

Investimet gjermane

Gjermania është ndër investitorët më të rëndësishëm në Serbi. Ndërsa fakti që disa investitorë tani po tërhiqen është rezultat i produktivitetit të ulët në Serbi, inflacionit më të lartë dhe një dinari jorealisht të fortë.

“Në praktikë, Serbia ka aplikuar një kurs këmbimi fiks për vite me radhë, pagat po rriten, por produktiviteti nuk rritet, pastaj edhe kostot e punës për çdo produkt dhe shërbim po rriten.

Kjo e bën prodhimin vendas më pak fitimprurës dhe më pak konkurrues. Pushimet nga puna janë një pasojë reale e politikave ekonomike joadekuate të zbatuara nga Qeveria dhe Banka Kombëtare”, pohon Shoshkiq. Përveç kësaj, dekurajohet edhe blerja e lëndëve të para vendase, sepse ato po bëhen gjithashtu më pak konkurruese në kushtet e një kursi fiks të këmbimit dhe inflacionit.

Po ekspertët mendojnë se zgjidhja qëndron në rritjen e investimeve, produktivitetit përmes edukimit cilësor të fuqisë punëtore dhe në rritjen e nivelit teknologjik të ekonomisë, duke krijuar vende pune më të paguara.

Ata ju japin më shumë shanse kompanive nga sektorët e teknologjisë së gjelbër, logjistikës, IT-së dhe automatizimit.

“Interesi i kompanive gjermane po ndryshon në karakter,” thekson Grujiq. “Ekziston një sinjal i qartë se në vitet e ardhshme ata do të investojnë në projekte më të vogla, më të sofistikuara teknologjikisht, me një fokus më të madh në zhvillimin dhe inovacionin lokal. Me fjalë të tjera, faza sasiore ka mbaruar – tani po hyjmë në fazën e cilësisë së investimeve gjermane në Serbi.”

Ende nuk është e qartë se si do të duket tregu i punës në vitet e ardhshme, por për disa mijëra punëtorë, si Jelena, që do të humbasin vendet e punës dhe të ardhurat e tyre këtë vit, perspektiva nuk është aspak e mirë./ DW



Ju sugjerojmë

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës
Kryesore

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

18 Nëntor, 2025 5:43 pm
Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
Politikë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

18 Nëntor, 2025 12:10 pm
Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
Kryesore

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 Nëntor, 2025 11:29 am
Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
Kryesore

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

18 Nëntor, 2025 11:18 am
Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
Bota

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

18 Nëntor, 2025 10:46 am
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

18 Nëntor, 2025 10:17 am
Para
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
















TE FUNDIT

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
18 Nëntor, 2025

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa...

Lexo më shumë

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
18 Nëntor, 2025

Në pjesën e parë të emisionit u transmetuar intervista e kryetarit të PD, Sali Berisha. Në pjesën e dytë të...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
18 Nëntor, 2025

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të ndërmarrë sulme ajrore ndaj Meksikës, nëse...

Lexo më shumë

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
18 Nëntor, 2025

Bayern Munchen ka hedhur hapat e parë drejt transferimit të Fisnik Asllanit, pasi sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, kampionët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com