Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

2020/04/03 at 4:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

Auron Dodi-Në një letër botuar të martën në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, disa presidentë rajonalë dhe kryetarë bashkish të Italisë i bëjnë thirrje Gjermanisë të tregojë solidaritet me Italinë. Ata i kujtojnë Gjermanisë se me Marrëveshjen e Londrës së vitit 1953, Gjermanisë iu falën borxhet e luftës, dhe në shtetet nëshkruese të deklaratës ka qenë edhe Italia.


Kjo thirrje nga Italia është e fundit në debatin e hapur në Bashkimin Evropian për mënyrën se si duhen mbështetur shtetet më të varfra të jugut të Evropës për të përballuar pasojat ekonomike e shëndetësore të virusit Corona.

Është fakt i pamohueshëm që Italia dhe Spanja po përjetojnë tragjedi përsa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19 dhe pasojave të pritshme në ekonomi.  Deri tani në Itali ka rreth 111.000 të infektuar dhe mbi 13.000 të vdekur. Ndërsa në Spanjë ka mbi 110.000 të infektuar në Spanjë dhe mbi 10.000 të vdekur. Që këto shtete kanë nevojë për mbështetje evropiane, këtë nuk e kundërshton askush në BE.

Debati ka të bëjë me faktin se a duhet të hyjnë për këtë në borxh të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, apo mbështetja të jepet me forma të tjera. E thënë ndryshe: a duhet të mbështeten këto shtete me Euro-bonde, të quajtura në këtë rast Corona-bonde, me të cilat për borxhet që do të merrte p.sh. Italia do të hynin në borxh të gjitha shtetet e BE. Këtë e kërkojnë kryesisht vendet e “Klubit të Mesdheut”: Italia, Spanja, Franca, gjithsej nëntë shtete të BE.

Apo duhet të ndihmohen shtetet në nevojë me kredi shumë të favorshme tepër afatgjata nga ombrella e Euros, Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, ESM. Me ESM-në shtetet mbajnë përgjegjësi vetëm për depozitat e tyre, jo për ato të tjerëve. Rrugën përmes ESM e mbështesin vendet më të pasura të Veriut të Evropës: Holanda, Gjermania, Austria e Finlanda.

Thirrjet për Corona-bonde nuk pushojnë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte nuk arriti t’i bindë të enjten e javës që shkoi për Corona-bondet homologët e tij të BE në një videokonferencë gjashtëorëshe. Megjithatë thirrjet për Corona-bonde nuk kanë pushuar. Në mënyrë të pazakontë Corona-bondet nuk janë tabu në këtë situatë edhe për një pjesë të ekonomistëve në Gjermani e në Holandë.

“Të fortët duhet t’i ndihmojnë të dobëtit”, shkruanin këto ditë ekonomistë të njohur gjermanë. Ndërsa shefi i Bankës Qendrore të Holandës u shpreh se po pësoi kolaps jugu i BE, veriu merr fund.

Kritikat për Veriun josolidar me Jugun e BE u ndez që në momentet e para të shpërthimit të epidemisë. Kjo sepse reagimet e para pas sulmit të virusit, gati në të gjitha shtetet e BE, qenë reagime të mbylljes në vetvete. Disa shtete, midis tyre Gjermania, ndaluan për shembull eksportin e veshjeve mbrojtëse mjekësore. Vështirësia për të parashikuar nevojat nacionale çoi në mbyllje.

Pak pas kësaj, ky qendrim u korrigjua. “Ne nuk i lëmë në baltë miqtë tanë italianë”, deklaroi në Berlin kancelarja Merkel. Eksporti i ndihmave mjekësore rinisi. Në spitalet gjermane ndërkohë mbërrijnë rregullisht shumë pacientë italianë e francezë, që kanë ecuri të rëndë të virusit.

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

Italia e Spanja kërkojnë që shtete si Gjermania t’i ndihmojnë tani jo ndryshe, por duke hyrë edhe ato në borxh, me letra me vlerë me interesa fikse, pra me Corona-bonde. Në fund të fundit  përballë “rrezikut simetrik” nga virusi për të gjitha vendet, askush nuk mund t’i akuzojë italianët se ndodhen në krizë prej keqmenaxhimit të tyre.

Kjo është e vërtetë, por këtu ndërhyn konstrukti i papërfunduar i shtëpisë evropiane. Gjermania dhe shtete të tjera nuk kanë të drejtë të kontrollojnë mënyrën si do të përdoren paratë e corona-bondeve. Sepse politika financiare e një shteti anëtar të BE është kompetencë nacionale. Dhe përbetimet që vijnë nga Jugu i Evropës se paratë e Corona-bondeve, një masë e një hershme, do të përdoren vetëm për pasojat e virusit, në Veri respektohen, por mbeten fjalë. E madhe duket më tej në Veriun e BE droja nga kundërreagimi në opinionin publik vendas: raste të tilla janë të mirëpritura për ekstremet politike të djathta. Më e zëshmja në kundërshtimin për Corona-bondet është Holanda. Por disa kritikë i thonë kryeministrit holandez Mark Rutte se me kundërshtimin e fortë ai bën lojën e gjermanëve.

Njëkohësisht, një situatë e jashtëzakonshme si pandemia botërore e virusit Corona mund të justifikonte edhe hapa të jashtëzakonshëm. Diskutimi për Corona-bondet në parim nuk është mbyllur, por gjasat për realizim duken të vogla.

Me një sërë masash të tjera, shtetet e Veriut të Evropës po nxitojnë t’u ofrojnë ndihmë Italisë,  Spanjës e shteteve të tjera jugore. Komisioni Evropian vuri dje në dispozicion 100 miliardë euro, që mund të merren kredi nga vende si Italia. Një rrugë tjetër për ta mbështetur Italinë dhe vende si ajo shihet miratimi në një vëllim shumë të madh të buxhetit të ri afatgjatë të BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se buxheti i ardhshëm i BE duhet t’i ngjajë planit Marshall të amerikanëve pas Luftës së Dytë Botërore.

Në tryezë është gjithashtu dhe ndihma përmes ESM. ESM mund të financojë 410 miliardë euro kredi, duke i marrë ato me kushte të favorshme në tregjet botërore. ESM është treguar i gatshëm t’i vërë në dispozicion një kredi çdo vendi të Eurozonës, pa nevojë për aplikim nga një shteti. Pra të japë fonde për masa të menjëhershme të lidhura me krizën.

Por kjo nuk preferohet nga italianët. Italianët e shohin si stigmatizues për ta Mekanizmin e Stabilitetit Evropian. Pasi kreditë që merr ombrella e Euros, ESM, i shoqëron me kontrolle të thella të ekonomisë, si në rastin e Greqisë. Do të pasojë kërkesa për ristrukturimin e borxhit italian dhe kursime drastike, thonë politikanët italianë. Premtimet nga ESM se kërkesat ndaj italianëve në rastin konkret do të ishin shumë më të buta nuk dëgjohen në Itali.

Ndihmën për Italinë dhe shtetet më të goditura nga virusi Corona do ta diskutojnë në 7 prill ministrat e financave të BE. Ndërkohë pandemia e virusit vazhdon të shuajë në botë jetë njerëzish. / DW



Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Nënvlerësoi COVID-19, Boris Johnson ende me simptoma të virusit

Nënvlerësoi COVID-19, Boris Johnson ende me simptoma të virusit

BE emëron Përfaqësuesin e saj të Posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd

BE emëron Përfaqësuesin e saj të Posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd

13 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

13 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com