-Shëndeti

Pse humbin jetën më shumë burra sesa gra nga koronavirusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:35 - 21/04/20 |
Al Do

Preferenca e një seksi të caktuar në vdekjet me Covid-19 është pjesë e një panoramë shumë më të madhe të dallimeve seksuale në gjenet, kromozomet dhe hormonet

Në Itali dhe Kinë vdekjet e burrave janë më shumë se dyfishi i grave. Në Nju Jork Siti, burrat përbëjnë rreth 61 % të pacientëve që vdesin. Në të gjithë botën – në Kinë, Itali, Shtetet e Bashkuara dhe Australi – po vdesin shumë më tepër burra sesa gra, nga Covid-19.

Pse? A janë gjenet, hormonet, sistemi imunitar – apo sjellja – që i bën burrat më të ndjeshëm ndaj sëmundjes?

Është një ndërveprim i të gjithë këtyre faktorëve dhe nuk është unik vetëm për virusin SARS-Cov-2 ; reagimi i ndryshëm i burrave dhe grave është tipik për shumë sëmundje te disa gjitarë.

Një faktor kryesor në sjelljen e Covid-19 është mosha. Por kjo nuk mund të shpjegojë preferencën e seksit që shihet globalisht sepse shkalla e fatalitetit të meshkujve është e njëjtë në çdo grupmoshë nga 30 në 90+ vjeç. Gratë, gjithashtu jetojnë mesatarisht gjashtë vjet më gjatë se burrat, kështu që ka më shumë gra të moshuara sesa burra në popullatën e prekshme.

Faktori tjetër kryesor është prania e sëmundjeve kronike, veçanërisht sëmundjeve të zemrës, diabeti dhe kanceri. Këto janë të gjitha më të zakonshme tek burrat sesa gratë.

Por, atëherë duhet të pyesim pse burrat janë më të prekshëm ndaj sëmundjeve?

Burrat dhe gratë ndryshojnë në kromozomet e tyre seksuale dhe gjenet. Gratë kanë dy kopje të një kromozomi me madhësi të mesme (të quajtur X). Burrat kanë një kromozom të vetëm X dhe një kromozom të vogël Y që përmban pak gjene.

Një prej këtyre gjeneve Y (SRY) drejton embrionin që të bëhet mashkull duke nisur zhvillimin e testeve në një embrion XY. Testet bëjnë hormonet mashkullore dhe hormonet e bëjnë fëmijën të zhvillohet si djalë. Në mungesë të SRY, një vezore formon dhe bën hormonet femërore. Kromozomi Y nuk përmban pothuajse asnjë gjen tjetër përveç SRY, por ai është plot me sekuenca përsëritëse (ADN).

Ndoshta një “Y toksik” mund të humbasë rregullimin e tij gjatë plakjes. Kjo mund të shpejtojë plakjen tek burrat dhe t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj virusit.

Por një problem më i madh për burrat janë hormonet mashkullore të lëshuara nga veprimi i SRY. Nivelet e testosteronit janë të implikuara në shumë sëmundje, veçanërisht sëmundjet e zemrës, dhe mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e meshkujve.

Hormonet mashkullore gjithashtu ndikojnë në sjellje. Nivelet e testosteronit janë besuar me dallime të mëdha midis burrave dhe grave në sjellje të rrezikshme të tilla si: pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, si dhe hezitimi për të kërkuar ndihmë mjekësore. Në Kinë, më shumë se gjysma e meshkujve dhe vetëm 2 % e grave pijnë duhan. Por në vendet e tjera, ky dallim nuk është kaq i njëanshëm, kështu që kjo sjellje nuk mund të shpjegojë preferencën e virusit.

Një tendencë e tillë vihet re tek shumica e gjitarëve. Sugjerohet që gjitarët meshkuj ndesheshin në gara, kështu që hormonet e kontrollit të sjelljes së rrezikshme, është një plus për burrat.

Sugjerohet gjithashtu që gjitarët femra kanë tipare që rrisin aftësinë e tyre për t’u kujdesur për të vegjëlit, pra sistemi i tyre imunitar është më i fortë. / Opinion.al

Pas