Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?

2025/04/24 at 6:30 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit të Kosovës?

Emri i saj u hodh në votim tri herë, por Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në asnjërin rast nuk i mori 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës.


Haxhiu konsiderohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) refuzon të votojë çdo emër të propozuar nga fituesja e zgjedhjeve parlamentare, LVV-ja.

A është Haxhiu pengesë apo pretekst për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës?

Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) i sheh të dyja këto si motive të mundshme.

“Nga njëra anë, ato [partitë politike] duket se kanë një lloj rehatie me situatën, dhe nuk iu bëhet vonë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Por, nga ana tjetër, shihet se kanë edhe një mospëlqim për emrin e caktuar, të zonjës Haxhiu”, thotë Gërgi për Radion Evropa e Lirë.

Haxhiu nuk arriti të marrë më shumë se 57 vota të deputetëve në Kuvend. Të domosdoshme janë edhe votat e deputetëve të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që LVV-ja të propozojë një emër tjetër, që paraqet figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.

Qëndrimet e partive për Haxhiun

LVV-ja refuzon ta ndryshojë propozimin e saj, duke arsyetuar se Haxhiu është deputetja më e votuar në Kuvend, me 125 mijë vota.

“Pesha politike, legjitimiteti i zonjës Albulena Haxhiu për të qenë kryetare e Kuvendit është i pakontestueshëm”, u tha gazetarëve deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, të mërkurën.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha të hënën se partia e tij nuk do ta votojë asnjëherë Haxhiun për kryetare të Kuvendit, për shkak se “ajo është simbol i dështimit të Qeverisë në mandatin e kaluar katërvjeçar”.

“Krejt mandatin e ka pasur të përcjellë me skandale të ndryshme, prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, e deri të ulja e buxhetit për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë”, deklaroi Krasniqi.

Aktivisti i LVV-së, Dehari, u gjet i vdekur në një qeli burg në Prizren, në nëntorin e vitin 2016.

Në Dhjetorin e vitit 2022, Haxhiu, e cila ishte ministre e Drejtësisë, konfirmoi se mostrat e Deharit ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në vitin 2023, buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ishte mbi tetë milionë Euro, ndërkaq, vitin e kaluar, më pak se 7 milionë Euro.

AAK-ja ka sugjeruar dy emra të tjerë të LVV-së për kryeparlamentare: Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Kjo parti e ka cilësuar Haxhiun si politikane jounifikuese.

“Qasja që ka pasur zonja Haxhiu, gjuha që ka përdorur ndaj opozitës është konfliktuoze, kjo ka qenë arsyeja [për mosvotimin e saj nga AAK-ja]”, thotë për Radion Evropa e Lirë deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

Për dallim nga partitë tjera, LDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë asnjë kandidat të propozuar nga LVV-ja për kryetar të Kuvendit.

“Haxhiu, shkak dhe pretekst për ngecje”

Edhe Gërgi nga GSLP-ja mendon se Haxhiu, gjatë angazhimit të saj politik si deputete dhe si ministre e Drejtësisë, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.

Kjo është një nga arsyet, sipas tij, pse PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë një emër tjetër nga LVV-ja, i cili do të ishte i pranueshëm si kryeparlamentar edhe për partitë tjera.

“Për shembull, mund ta krahasojmë me kandidatin e Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar, Glauk Konjufca, i cili arriti të marrë disa vota edhe nga opozita”, thotë Gërgi.

Megjithatë, ai shpreh mendimin se mospajtimet e partive politike lidhur me emrin e Haxhiut si kryeparlamentare po shfrytëzohen edhe si pretekst nga palët për ta zvarritur konstituimin e Kuvendit.

“Marshimi i heshtur drejt zgjedhjeve të reja”

Gërgi thekson se përfundimi i këtij procesi e hap rrugën për formimin e Qeverisë së re.

Për ta bërë këtë, LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve, do të ketë 15 ditë kohë.

Në rast se dështon, atëherë presidentja e Kosovës zgjedh partinë që ia dëshmon se i ka 61 vota për formimin e ekzekutivit.

Shtegdalje nga situata, sipas Gërgit, do të ishte formimi i një qeverie të qëndrueshme nga LVV-ja, me një nga partitë e mëdha, PDK-në ose LDK-në.

Marrëveshja për një qeveri të tillë, siç vlerëson ai, nuk duket as në horizont, ndërkaq për formimin e një qeverie të brishtë nuk kanë vullnet politik as LVV-ja në njërën anë, dhe as PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja në anën tjetër.

“Fatkeqësisht, po shohim një lloj ngathtësie nga elita politike e vendit për të formuar një qeveri, dhe ne po marshojmë në mënyrë të heshtur drejt zgjedhjeve të reja [të parakohshme]”, vlerëson Gërgi.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 Prill, është ndërprerë pesë herë.

Sipas Rregullores së Kuvendit, ajo mund të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga ndërprerja, pa kufizime se sa vazhdime mund t’i ketë.

Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij, procesi i konstituimit të këtij institucioni ligjvënës nuk konsiderohet i përmbyllur./REL



Ju sugjerojmë

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë
Aktualitet

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë

29 Shtator, 2025 3:37 pm
Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
Politikë

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

29 Shtator, 2025 3:23 pm
Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
Kryesore

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

29 Shtator, 2025 3:08 pm
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari
Kronikë

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari

29 Shtator, 2025 3:05 pm
Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë
Politikë

Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë

29 Shtator, 2025 2:29 pm
Zegjine Çaushi i drejtohet opozitës në Kuvend: Do të përfundoni të gjithë si Gazi
Politikë

Zegjine Çaushi i drejtohet opozitës në Kuvend: Do të përfundoni të gjithë si Gazi

29 Shtator, 2025 2:26 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Qeveria njoftoi KQZ në kohë rekord për shkarkimin e Veliajt

29 Shtator, 2025 2:23 pm
Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën
Kryesore

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën

29 Shtator, 2025 1:40 pm
Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Kronikë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

29 Shtator, 2025 12:20 pm
Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
Aktualitet

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

29 Shtator, 2025 12:18 pm
Para
Berisha takim në Sarandë: Janë dyfishuar çmimet dhe pensionet janë qesharake!

Berisha takim në Sarandë: Janë dyfishuar çmimet dhe pensionet janë qesharake!

Kina thirrje Trump: Nëse doni bisedime tregtare, anuloni tarifat

Kina thirrje Trump: Nëse doni bisedime tregtare, anuloni tarifat

“Tjetri bën ç’të dojë…”, si e zgjidh ligji problemin e zhurmave në pallat

“Tjetri bën ç’të dojë...”, si e zgjidh ligji problemin e zhurmave në pallat
















TE FUNDIT

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë
29 Shtator, 2025

Tirana do të jetë qyteti i radhës ku do të zhvillohet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas Prishtinës...

Lexo më shumë

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
29 Shtator, 2025

Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka është zgjedhur sot me unanimitet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në një...

Lexo më shumë

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
29 Shtator, 2025

Opozita edhe këtë seancë ka zgjedhur që të largohet dhe braktisë punimet, ndërsa fjalën e kishte marrë kreu i grupit...

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari
29 Shtator, 2025

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, ngjarje e ndodhur në orët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com