Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Evropa nuk po i luan të gjitha kartat në ‘luftën’ e tarifave doganore?

2025/05/25 at 8:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
KE: Gratë në BE ende paguhen 13% më pak se burrat

Pas Ditës së Çlirimit më 2 prill, me shpalljen e tarifave “reciproke” nga 20% deri në 25% mbi një eksport me vlerë 605 miliardë dollarë, ministrat europianë u shtynë të bëjnë një pyetje: ishte ky momenti për të marrë në dorë “bazukën tregtare”? Bazuka është një mjet i ri për Bashkimin Europian, i ndërtuar një vit e gjysmë më parë nën emrin “instrumenti kundër shantazhit”. Bëhet fjalë për një procedurë të shpejtë që i jep Brukselit mundësinë të vendosë sanksione — përfshirë tarifat doganore — ndaj vendeve që përpiqen të ushtrojnë ndaj Europës një shantazh tregtar, financiar apo industrial. Ai vihet në funksion nëse Komisioni Europian konstaton se ekziston rreziku i shantazhit; me fjalë të tjera, bazuka ngarkohet me qëllim frikësimi dhe aktivizohet vetëm nëse dhe kur është e nevojshme.


Në fund, gjatë javës së parë të prillit, ministrat e Tregtisë së 27 vendeve anëtare ndoqën një rrugë tjetër: Bashkimi Europian do të vendoste tarifa prej 25% mbi importet nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 21 miliardë euro (24 miliardë dollarë), që përfaqësojnë 6.5% të shitjeve të produkteve bujqësore apo industriale amerikane në Europë. Jo vetëm që instrumenti “kundër shantazhit” nuk u vu në veprim, por nuk u nisën as procedurat për ta pasur të gatshëm në rast nevoje.

Bazuka mbeti të marrë pluhur. Ajo qëndron aty edhe tani, kur Donald Trump ka dhënë një tjetër kthesë të beftë, duke kërcënuar me tarifa 50% mbi gjithë eksportin europian brenda shtatë ditësh. Brukseli ka në dorë vetëm mundësinë e tarifave 25% mbi produkte të veçanta si soja, bojërat dhe polietileni, të cilat teorikisht mund të zgjerohen deri në një të katërtën e totalit të shitjeve të mallrave amerikane në Europë (por aspak mbi shërbimet). Në momentin kur Shtëpia e Bardhë deklaroi se është e gatmshme të ndërpresë armëpushimin dhe të rihapë luftën tregtare, Bashkimi Europian gjendet thuajse pa mjete hakmarrjeje.

Brukseli dhe kryeqytetet e tjera kishin besuar shumë te ai armëpushim, i nisur më 10 prill, kur reagimi i tregjeve e shtynë Trump-in të ulte përkohësisht tarifat në 10% për tre muaj. Mendohej se kishte kohë dhe, ndërkohë, ishin ngrirë të gjitha kundërmasat. Së fundmi, Komisioni Europian kishte testuar qëndrimin e negociatorëve të Tokios dhe Seulit mbi mundësinë e zgjatjes së “pezullimit” të vendosur nga Trump: besohej se tarifat amerikane prej 10% (më shumë se katërfishuar në krahasim me janarin) mund të mbeteshin në fuqi gjatë gjithë verës, ndërsa Brukseli dhe Uashingtoni diskutonin me qetësi.

Arsyeja pse bazuka nuk u aktivizua kurrë shkon në thelb të pasigurisë së Bashkimit Europian. Që këto masa të ishin efektive, ato do të duhej të godisnin amerikanët atje ku u dhemb: në shërbimet digjitale dhe ato financiare, si kartat e kreditit. Por Europa nuk prodhon asgjë nga këto. Ajo regjistron një deficit në shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuara prej mbi 130 miliardë eurosh vetëm në fushën e “të drejtave të pronësisë intelektuale”, pra paratë që shpenzohen për abonime në Netflix, Amazon Prime, ChatGPT apo për shërbimet e Facebook. Goditjet e bazukës do të ktheheshin mbrapsht ndaj qytetarëve europianë në formën e rritjes së çmimeve në jetën e tyre digjitale, sepse ato teknologji janë të pazëvendësueshme nga “made in EU”. E njëjta gjë vlen, pjesërisht, edhe për shërbimet financiare.

Keqkuptimet në negociata bënë pjesën tjetër. Brukseli synonte tarifa “zero-për-zero” — një tregti e lirë dypalëshe — duke ofruar të blinte më shumë armë dhe gaz nga Amerika. Uashingtoni, në të kundërt, dëshiron të mbajë tarifat në 10%, por kërkon nga Europa angazhime për të ngritur barriera kundër Kinës, për të hequr taksat mbi platformat digjitale dhe për të ndryshuar rregullat antitrust ndaj gjigandëve të Silicon Valley, si dhe për të eliminuar TVSH-në për produktet amerikane. Ka qenë një dialog ndërmjet të shurdhërve, dhe për më tepër Komisioni nuk ka një mandat nga qeveritë për të bërë lëshime mbi çështje fiskale që janë në dorë të tyre. Në Bruksel janë hapur thjesht disa “hetime” të tjera — pas atij mbi makinat — për të parë nëse Pekini subvencionon disa produkte industriale dhe nëse meriton tarifa të tjera. Asgjë më shumë.

Kështu Europa ka vazhduar të veprojë sikur jetonte në botën e djeshme; Trump ka vazhduar me strategjinë e tij të kaosit. Mark Carney, kryeministri kanadez, ka premtuar se do të “luftojë” në këtë luftë tregtare dhe ka deklaruar se marrëdhënia e vjetër me Amerikën, e bazuar mbi një integrim gjithnjë në rritje, “ka përfunduar”. Europa preferon të mos e mendojë./Corriere della Sera



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Shqipëria turistike, Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Shqipëria turistike, Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Vladimir Putin po tallet me gjithë botën

Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë

Rusia vijon sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë
















TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com