Në fjalën e tij para qytetarëve, teksa fliste për tarifën e Autostradës së Kombit, Edi Rama sot nuk ishte ai i para pak ditëve. Nuk kishte më tonet e prera që nuk linin vend për diskutim mbi cështjen, as ashpërsinë dhe as sigurinë e atyre ditëve.
Ai foli për biseda me komunitetin, për sqarim të tarifes me ta, gjë në fakt duhej bërë para se të merrej vendimi.
Nuk ishte e vështirë që në zërin e Edi Ramës të dallohej një frymëmarrje e thellë dhe e prerë, ndërsa shihej se zëri ishte pak i ngjirur, sic ndodh kur njerëzit bërtasin apo ftohen.
Nuk dimë cila ka qenë arsyeja, por Kryeministrit sot dikush ia kish marrë zërin. / Opinion.al
Ne linkun me poshte gjendet edhe videoja e daljes se Rames sot publikisht, lidhur me protestat ne rrugen e Kombit
http://opinion.al/video-edi-rames-i-merret-fryma-ne-cdo-fjale-cfare-i-ka-ndodhur-pas-protestes/