Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse duhet ta zëvendësojmë bukën e bardhë me atë integrale

2016/04/08 at 6:39 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse duhet ta zëvendësojmë bukën e bardhë me atë integrale

Varietetet e bukës janë të panumërta, që nga buka masive, buka e thekrit, buka e grurit, buka e fshatit, buka e zezë, buka e bardhë, buka me fara, simitet me suzam apo edhe franxhollë a bageta.


Sipas të dhënave në Shqipëri numërohen përafërsisht 5000 furra buke, ndërsa vetëm në Tiranë mund të jenë rreth 1500 furra buke, ndërkohë që një familje mesatare blen minimalisht një bukë në ditë.

Por pas përzgjedhjes së bukës së preferuar qëndron më shumë se ngjyra apo mielli. Çdo zgjedhje që një konsumator bën ka një ndikim të menjëhershëm në trupin e tij. Ndaj përpara se të kërkosh bukën, duhet të zgjedhësh atë që ta zgjat jetën dhe jo atë që ta shkurton.

Buka e bardhë, është ndoshta buka më e konsumuar në treg, por ajo që duhet të dini është që kjo bukë është një kallup i madh sheqeri.

Ngrënia e kësaj buke do t’i rrisë ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak duke shtuar rrezikun për atak në zemër, mëlçi të veshur me yndyrna, obezitet dhe diabet.

Studiuesit kanë provuar se buka e bardhë mund të përshpejtojë formimin e rrudhave në fytyrë dhe tharjen e lëkurës. Buka e bardhë prodhohet me miell të bardhë të përpunuar. Përpunimi i miellit do të thotë që atij i janë hequr proteinat dhe Vitaminën B për të krijuar një produkt që është më i ëmbël dhe lehtësisht i përtypshëm nga konsumatori.

Nga ana tjetër, sado të përpiqesh t’i qëndrosh larg sheqerit duhet të dini që sheqeri përdoret me majanë industriale në përgatitjen e bukës. Nëse jeni konfuzë në përzgjedhjen e bukës me drithëra, mundohuni të gjeni të dhëna mbi sasinë në gram të drithërave të përdorur. N

Buka integrale nuk irriton zorrët dhe e mbush më shpejt stomakun duke dhënë ndjesinë e ngopjes. Në përbërjen e saj nuk ka vetëm vlera ushqyese dhe energjike, por ka shije, është e pazëvendësueshme, i përket tokës, grurit që është simbol i jetës dhe rilindjes.

Buka integrale sidomos ajo e bërë me brumë të ardhur nga maja’ natyrale është më e mira për njerëzit që kujdesen për shëndetin, duke mos përmbajtur shumë niseshte ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes.

Zgjidhja më e mirë për çdo konsumator është buka integrale, ajo e bërë me 100 përqind drithëra të plotë. Megjithatë, nëse në paketim shkruhet “grurë”, “kaq sasi gruri të plotë” apo “shumëdrithësh”, atëherë me siguri po bleni thjesht një bukë të bardhë, paksa të ngjyrosur.

Drithërat e papërpunuar, pra drithërat e plota, e përmbajnë natyrale vitaminën B si edhe proteinat, që garantojnë një paraqitje shumë më rinore të lëkurës por edhe të flokëve.

Buka me shumë drithëra. Ajo që duhet të dini është se buka shumëdrithëshe dallon nga buka me 100% drithëra të plota, për faktin e vetëm që në pregatitjen e saj janë përdorur disa lloj drithërash, por jo drithëra të plotë, pra të papërpunuar. Drithërat e përdorur janë të zhveshur nga fibra dhe përbërësit natyralë. Në shumicën e rasteve kjo bukë përmban miell gruri dhe miell elbi.

Ndërkohë buka integrale përmban fibrën e jashtme të grurit (krunde), thelbin lëndë ushqyese të pasur (embrionin) dhe shtresen e mesme të dendur në karbohidrate. /AgroWeb.org



Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë
-Jetë dhe Stil

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

26 Maj, 2025 8:04 pm
Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë
-Jetë dhe Stil

Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë

26 Maj, 2025 6:08 pm
Para
BB: Shqipëria vendi që ka rënien më të madhe të pagave në Europë

BB: Shqipëria vendi që ka rënien më të madhe të pagave në Europë

OKB: Kujdes! Shqipëria, vend që preket nga katastrofat natyrore

OKB: Kujdes! Shqipëria, vend që preket nga katastrofat natyrore

Shokuese/ Fotomontazh me vajzën e vdekur, hetuesit zbulojnë vrasjen

Shokuese/ Fotomontazh me vajzën e vdekur, hetuesit zbulojnë vrasjen

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
8 Qershor, 2025

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
8 Qershor, 2025

Të hënën, 9 qershor, në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për informacion lidhur...

Lexo më shumë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com