Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse dua një shqiptar në krye të Kishës Ortodokse

2018/05/02 at 5:29 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Tahiri nuk ka për t’u arrestuar (edhe sikur të jetë fajtor)

Mustafa Nano


Teksa ndiqja këto ditë Kirillin, kreun e Kishës Ortodokse ruse, gjatë vizitës në Shqipëri, që është vizita e parë e një patriarku rus këtyre anëve, u ndjeva i ngacmuar në më shumë se një mënyrë. M’u kujtua më së pari Fan Noli, që në fillim të shekullit të shkuar është shuguruar prift prej një rusi, me emrin Platon, që ishte kreu i kishës ruse në Shtetet e Bashkuara. Dhe mos krijoni iluzione. Kjo nuk është provë e marrëdhënieve e kontakteve të mira e të vrullshme mes ortodoksëve shqiptarë e rusë. Jo, as që bëhet fjalë. Këto marrëdhënie kanë qenë e janë pothuajse zero.

Më tej, më erdhi në mendje historia e themelimit të kishës sonë ortodokse autoqefale. Fan Noli, tok me shqiptarë të tjerë në SHBA, iu vunë përpjekjeve për themelimin e kishës ortodokse shqiptare për motive pastërtisht patriotike, dhe më konkretisht, për të mos lënë ortodoksët shqiptarë atje, në SHBA pra, të binin nën ndikimin e kishës ortodokse greke. Dihet që kisha ortodokse shqiptare është themeluar, përveç të tjerash, edhe për të shërbyer si një ledh ndaj greqizimit të shqiptarëve ortodoksë. Këtë e them në respekt të kronikës së historisë, e jo për të futur spica brenda komunitetit të ortodoksëve shqiptarë apo midis dy vendeve tona fqinjë. As që më shkon mendja te kjo e fundit.

Dhe ironia e historisë e deshi që kreu i kishës ortodokse shqiptare në 25 vitet e fundit të jetë një grek. Këtu nuk e kundërshtoi njeri emërimin e tij në vitin 1992, por Fan Noli do jetë kthyer me siguri përmbys në varr, kur ka marrë vesh se kjo ndodhi. Dhe afërmendsh, kjo nuk ka lidhje me Anastas Janullatosin; ky i fundit, edhe si person, edhe si prift, është ok. Është një figurë e respektuar. Dhe me siguri do t’i mbetet një emër i mirë në historinë e Shqipërisë.

Përveç të tjerave, ai është edhe kryepeshkopi më jetëgjatë në krye të kishës ortodokse shqiptare; e kushedi edhe sa vjet të tjera do jetë në krye të kësaj kishe, sidoqë është duke mbushur të nëntëdhjetat. Me shëndet është si kokrra e mollës. Dhe kështu i bie që dy figurat më të rëndësishme në historinë e kishës ortodokse shqiptare të jenë Fan Stiljan Noli, që luftoi për të ngritur një kishë shqiptare autoqefale, e cila atëbotë ishte by default një kishë antigreke, dhe Anastas Janullatosi, një prift grek që, ashtu si çdo prift grek, ëshë më grek se të gjithë grekët.

Siç është Kirilli më rus se të gjithë rusët. Apo siç është patriarku serb Irenej më serb se të gjithë serbët. Apo siç ka qenë Fan Noli më shqiptar se të gjithë shqiptarët. Është në natyrën e traditën e kishave ortodokse që të jenë shumë të lidhura me pushtetin, me politikën, me kombin, e në përgjithësi me punë që s’kanë të bëjnë shumë me qiellin. “Autoqefale” në një mënyrë a në një tjetër ka marrë kuptimin “nacionale”, për të mos thënë “nacionaliste”. S’ka gjë se në Shqipëri e ka humbur këtë kuptim.

Ka ekzistuar frika fillimisht se “konflikti” midis priftit dhe grekut mund të bartej në mënyrë dramatike në fronin më të lartë të kishës ortodokse shqiptare, por kjo nuk ndodhi. Për meritë të Janullatosit, duhet thënë, që ka ditur ta mbajë të shtruar, apo ta maskojë, këtë konflikt. Jo më kot, ortodoksët shqiptarë e duan dhe e nderojnë. Nuk kam njohur asnjë ortodoks që të mos e dojë e të mos e respektojë.

Dhe nuk është se e respektojnë qysh prej momentit që ka marrë pasaportën shqiptare. Jo, e kanë respektuar qysh në krye të herës. Kjo është një arsye që më bën edhe mua, si shqiptar laik, ta respektoj. Por personalisht nuk kam mundur ta heq prej vetes një sëkëlldi, si të thuash, noliane. Se si më vjen që në krye të kishës ortodokse autoqefale shqiptare nuk është një shqiptar.

Nuk u mësova dot me këtë fakt. I dua grekët, i kam xhan sa s’ka ku të shkojë, më nderojnë edhe kur më hyjnë në shtëpi por, në respekt të historisë së vendit tim, nuk i dua në krye të kishës ortodokse shqiptare. Unë do doja që në krye të kishës ortodokse shqiptare të ishte një shqiptar. Se ja, se si më dukej këto tri ditët e fundit që, në skenën shqiptare, protagonistë të ngjarjes më të rëndësishme të javës ishin dy të huaj, një grek e një rus. Boh!

Provokacija

 

Etiketa: mustafa nano


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ish-trajneri Italian, Arrigo Sachi: Të luaje kundër Maradonës ishte si të kishe “shpatën e Demokleut” mbi kokë

Ish-trajneri Italian, Arrigo Sachi: Të luaje kundër Maradonës ishte si të kishe “shpatën e Demokleut” mbi kokë

Fatmir Xhafaj: Në Durrës janë 3 grupe të rrezikshme kriminale që veprojnë prej 15 vitesh

Fatmir Xhafaj: Në Durrës janë 3 grupe të rrezikshme kriminale që veprojnë prej 15 vitesh

Zhdukja e dy policëve në Kosovë, policia “devijon” rrjedhën e lumit

Zhdukja e dy policëve në Kosovë, policia "devijon" rrjedhën e lumit
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com