Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse disa vende ndalojnë përkohësisht importet nga Ukraina?

2023/04/17 at 8:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse disa vende ndalojnë përkohësisht importet nga Ukraina?

Qeveritë e Polonisë dhe të Hungarisë thanë se e ndërmarrin këtë hap për të mbrojtur prodhuesit e tyre. Qeveritë e të dy vendeve thanë se furnizimet e shumta nga Ukraina kishin shkaktuar shtrembërim të tregut dhe prej tyre ishin ulur së fundmi çmimet dhe sasia e shitjeve të prodhuesve vendas.

Në muajin mars disa vende të Evropës Lindore iu drejtuan Komisionit Evropian dhe raportuan se importet e drithërave, farave vajore, vezëve, shpendëve dhe sheqerit nga Ukraina kishin arritur nivele të paprecedentë.

Ato kërkuan që për këtë shkak të vendosen sërish tarifa doganore për importet e prodhimeve bujqësore nga Ukraina. Megjithatë Bashkimi Evropian e zgjati deri në qershor 2024 periudhën e lejimit të importeve pa taksa të grurit nga Ukrainës.

Shtrembërim i raporteve në treg

Ministria hungareze e Bujqësisë sqaroi se “vazhdimi i dinamikës aktuale në treg do të shkaktonte shumë dëme për bujqësinë hungareze, prandaj kjo dinamikë duhet të ndalohet me masa të jashtëzakonshme”.

Hungaria tha se ndalimi i importeve vlen për drithërat, farat vajore dhe produktet e tjera bujqësore dhe për momentin do të qëndrojë në fuqi deri më 30 qershor. Sipas Ministrisë hungareze të Bujqësisë, prodhimet ukrainase ofrohen me çmime kaq të lira për shkak të proceseve të prodhimit që nuk lejohen më në BE si dhe për shkak të statusit të tyre për t’u përjashtuar nga taksat doganore në BE. Kjo bën që ato të shtrembërojnë raportet e tregut në Hungari dhe vende të tjera të Evropës Qendrore.

Polonia i ndaloi importet e grurit nga Ukraina për arsye të ngjashme. Kurse Sllovakia i kishte ndaluar importet e drithit nga Ukraina që të premten (14.04) duke përmendur si shkak përmbajtjen e pesticideve të grurit ukrainas.

Ukraina tha se i vjen keq për këtë veprim dhe se dëshiron të zhvillojë bisedime për të zgjidhur çështjen.

BE kritikon ndalimin e importeve nga Ukraina

Bashkimi Evropian e kritikoi ndalimin e importeve të grurit nga Ukraina që vendosën Polonia, Sllovakia dhe Hungaria. Masat e njëanshme tregtare nga shtetet anëtare të BE-së nuk lejohen, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së.  Lidhur me vendimin e Polonisë dhe të Hungarisë “është e rëndësishme të theksohet se politika tregtare është kompetencë ekskluzive e BE-së dhe për këtë arsye veprimet e njëanshme nuk janë të pranueshme”, tha zëdhënësi i  Komisionit të BE-së. Sidomos në kohë sfiduese është e rëndësishme që vendimet brenda BE-së të koordinohen, thuhet në deklaratë./DW

Etiketa: Qeveritë e Polonisë

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Sekuestrohen 2 tonë kokainë me vlerë 400 mln euro në Itali, u gjet në mes të detit

Sekuestrohen 2 tonë kokainë me vlerë 400 mln euro në Itali, u gjet në mes të detit

SpaceX pritet të lëshojë raketën më të madhe ndonjëherë

SpaceX pritet të lëshojë raketën më të madhe ndonjëherë

Tërheq akuzën ndaj Cllevios? Noizy: S’dua të përfundojë askush i mbyllur prej meje

Tërheq akuzën ndaj Cllevios? Noizy: S'dua të përfundojë askush i mbyllur prej meje

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com