Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse çiftet bëjnë tatuazhe për njëri-tjetrin, a këshillohet nga ekspertët?

2018/11/11 at 7:25 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse çiftet bëjnë tatuazhe për njëri-tjetrin, a këshillohet nga ekspertët?

 Askush nuk i rekomandon tatuazhet dedikuar partnerëve, madje konsiderohen si “puthja e vdekjes”. Tatuazhet janë të përjetshme, shumica e lidhjeve, jo. Çfarë ndodh nëse ndaheni?

Viren Swami, pedagog i psikologjisë shoqërore në Anglia Ruskin University në Cambridge, ka studiuar dallimet në personalitetet e personave me tatuazhe dhe atyre pa tatuazhe, si dhe motivacionet pas tatuazheve. Ai thotë se arsyeja kryesore është dëshira për të qenë unik ose për të shënjuar diçka me rëndësi. Swami mendon se kjo mendësi vlen dhe për çiftet.


“Kur çiftet bëjnë të njëjtin tatuazh, ose kur dikush i dedikon një tatuazh partnerit, praktikisht po thotë që ‘Kjo marrëdhënie ka rëndësi për mua,’” thotë Swami. “’Kjo është një lidhje e rëndësishme e domethënëse dhe dua ta shënjoj këtë në një mënyrë të përhershme dhe të dhimbshme.’”

Çiftet që kanë bërë të njëjtin tatuazh dhe kanë vite bashkë bien dakord me deklaratën e mësipërme. Madje s’janë penduar në asnjë moment për vendimin e marrë. “Unë dhe e dashura ime bëmë tatuazhe për njëri-tjetrin pas shtatë vitesh bashkë,” thotë Susie, e cila ka një hënë në kyç që kombinohet me diellin në kyçin e partneres së saj. “Pimë pak dhe e hodhëm kujdesin nga dritarja. Na pëlqejnë ende!”

“Edhe nëse ndahemi, hëna do të më pëlqejë njësoj, edhe asaj dielli. Këtë muaj festojmë përvjetorin tonë të tetë dhe kemi në plan të martohemi në Halloween 2020 – që bie në sinkron me hënën e plotë,” thotë Susie.

Një tjetër çift thotë se bënë tatuazhe për njëri-tjetrin për të vulosur përfundimisht ndjenjat. “Nuk jam naive kur vjen puna të ndarjet. Jam 30 e ca vjeçe, i kam kaluar ca ndarje në jetë,” thotë Summer. “Duke marrë parasysh se asnjë lidhje e mëparshme s’më përcillte siguri, s’e mora kurrë në konsideratë një tatuazh për partnerin.”

Por me Peter, tanimë të fejuarin e saj, gjërat ishin ndryshe.

“Gjithë frikërat tipike u zhdukën me Peter. Blemë një shtëpi bashkë para përvjetorit tonë të parë. Tre muaj më vonë, adoptuam një qen. Gjashtë muaj më vonë, ishim të lumtur si në fillim. U fejuam në New Orleans,” thotë ajo.

“Në të njëjtin udhëtim bëmë dhe tatuazhet. Nga një magnet secili në shpatull, me fytyrë nga njëri-tjetri.” Për Summer, magnetët simbolizojnë tërhqjen mes tyre, por edhe këngën e tyre si çift, “Magnet” nga NRBQ.

Porsi Susie, as Summer nuk e sheh ndarjen si një mundësi në të ardhmen. Edhe nëse ndahen, tatuazhi do të ketë sërish kuptim për të.

Swami beson se tatuazhet mund t’i përmirësojnë lidhjet e çifteve që i bëjnë. “Në studim, zbuluam se tatuazhet kanë ndikim mbi individin. Pas tatuazhit të parë, njerëzit ndihen më mirë për veten dhe trupin e tyre,” thotë ai. “Dyshoj se diçka e ngjashme ndodh dhe me çiftet që bëjnë tatuazhe bashkë dhe marrëdhëniet e tyre. Fakti që ndajnë këtë përvojë me njëri-tjetrin, e bën lidhjen më intime dhe i afron më shumë.”

Alliston dhe bashkëshorti i saj prej dhjetë vitesh, bënë të njëjtin tatuazh oroborosi – gjapri që kafshon bishtin e vet – dhe edhe pse i bënë nëntë muaj larg njëri-tjetrit, janë kthyer në një histori familjare që lidhjet me fëmijët e tyre.

“Unë e bëra tatuazhin para se të mbesja shtatzënë me fëmijën tonë të parë, ndërsa ai e bëri në fund të shtatzënisë. Është një farë shenje e kohëzgjatjes së shtatzënisë së parë,” thotë ajo. “Tani që kemi dy fëmijë, bëjmë shaka dhe themi që është simboli i familjes dhe fëmijët vizatojnë oroboruse në krahë.”

Ndoshta, këto çifte që guxojnë mjaftueshëm sa për t’i dalë kundër një supersticioni s’janë impulsivë, por të evoluuar. Duke bërë të njëjtin tatuazh, ndoshta kuptojnë ç’e bën një marrëdhënie të suksesshme, të rëndësishme, pavarësisht sa zgjat./Revista Anabel

 

Etiketa: cifteekspertetatuazhe


Ju sugjerojmë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Para
Video/Kur Basha dhe Berisha inauguronin Shqiponjën, që Rama e çoi në skrap

Video/Kur Basha dhe Berisha inauguronin Shqiponjën, që Rama e çoi në skrap

Itali, hyri për të vjedhur, shqiptari bie nga kati i tretë

Itali, hyri për të vjedhur, shqiptari bie nga kati i tretë

Renato Mekolli: Jemi vend i varfër, s’kanë bukë të hanë e shesin p*rdhë

Renato Mekolli: Jemi vend i varfër, s'kanë bukë të hanë e shesin p*rdhë
















TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com