Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?

2024/09/13 at 8:36 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?

“Nga një industri e brishtë dhe relativisht e pazhvilluar prodhuese, Kosova sot është burim i produkteve cilësore, të cilat plasohen jo vetëm në tregjet e vendeve të CEFTA-s, por edhe më gjerë, në Bashkimin Evropian, në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera”.


Kështu shprehet Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, sipas të cilit të qenët pjesë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), i ka ndihmuar Kosovës të përmirësojë cilësinë e prodhimeve.

Palë të Marrëveshjes, e cila synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve, janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Moldavia, që prej vitit 2006.

Nënshkrueset e mëparshme dhe themeluese të CEFTA-s janë larguar prej saj, pas anëtarësimit të tyre në BE. Zbatimi i Marrëveshjes është parakusht edhe për vendet e tjera që synojnë integrimin në bllokun evropian.

Si u aktualizua CEFTA?

Emri i saj është përmendur shpesh ditëve të fundit, pas kërkesës që iu bë Kosovës nga i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për heqje të ndalesës ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, sepse një gjë e tillë është kundër parimeve të CEFTA-s.

Në këmbim, diplomati gjerman ka ofruar që Kosova të përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj, me fusnotë, dhe jo përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është bindur.

Qeveria kosovare i ka ndaluar importet nga Serbia në qershor të 2023-tës, me arsyetimin se ato po rrezikojnë sigurinë e Kosovës, dhe se, përmes tyre, mund të hyjnë edhe armë në vend.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk kanë dalë asnjëherë me ndonjë raport vlerësues se si ka ndikuar kjo masë në nivelin e sigurisë.

Për Zekën, kjo masë ka goditur interesat komerciale të partnerëve të Kosovës.

“E kemi konsideruar masë paradoksale, duke marrë parasysh që të njëjtën kohë vijon importi i gjysmë-produkteve dhe lëndëve të para, ndërsa në anën tjetër, mallrat përfundimtare, të cilat në masë të madhe prodhohen nga ndërmarrjet që janë në pronësi të huaj në Serbi – po flasim për kapital amerikan dhe kapital evropian – nuk lejohet të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës”, konsideron Zeka.

Ai, po ashtu, thotë se përfitimet e Kosovës nga CEFTA janë shumëdimensionale, teksa përmend:

• Përmirësimin e ofertës, ose rritjen e atraktivitetit të Kosovës në sytë e investitorëve të huaj;

• Ndjekjen e reformave ekonomike;

• Ndryshimin radikal në strukturën e eksporteve, në llojet e produkteve dhe në llojet e mallrave.

Si Zeka, ashtu edhe Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, thonë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet ta shfuqizojë sa më shpejt ndalesën për importet nga Serbia.

“Kosova duhet t’i heqë këto masa dhe duhet të sillet si një aktore kryesore, si një aktore e rëndësishme dhe e drejtë, dhe e besueshme në tregtinë e përbashkët rajonale”, shprehet Rashiti.

Në vend të ndalesës, Zeka e Rashiti besojnë se Kosova duhet t’i shfrytëzojë mekanizmat ligjorë të paraparë nga CEFTA, për t’u ankuar për barrierat tregtare që i vendosen asaj nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Për ndalimin e importeve nga Serbia, Kosova është kritikuar edhe në raportin e sivjetmë të Departamentit amerikan të Shtetit për klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Aty është thënë se “ndalesa ka shkaktuar konfuzion të madh tek importuesit dhe ka ndikuar negativisht te kompanitë në pronësi të subjekteve të huaja në Kosovë, për shkak të ndërprerjes në zinxhirin e furnizimit”.

Në Raportin e Progresit për Kosovën, për vitin 2023, Komisioni Evropian ka thënë se ndalesa është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që përbën marrëveshjen e vetme kontraktuale të Kosovës me BE-në.

Pse kërkesa po përsëritet tash?

Rashiti beson se insistimi gjerman qëndron te përgatitjet për takimin e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit – platformë formale e politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit – dhe për marrëveshjet e reja
rajonale që synohet të arrihen aty.

Procesi i Berlinit ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit dhe në përgatitjen e tij për anëtarësim në bllokun evropian.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se nëse është e nevojshme, vendet e Ballkanit do të ecin përpara drejt bashkëpunimit rajonal edhe pa Kosovën.

Rashiti thotë se këtë skenar e dëshirojnë disa vende të Ballkanit – Serbia, Bosnja dhe disa elementë brenda Malit të Zi – andaj Kosova nuk duhet të lejojë diçka të tillë.

“Procesi i Berlinit dhe të gjitha organizatat që kanë rrjedhur nga ai, apo i janë bashkuar rolit të Procesit të Berlinit, janë i vetmi instrument ku Kosova ulet e barabartë me vendet tjera. Kosova duhet, me çdo kusht, të bëjë më të mirën për të ruajtur vendin e saj dhe për t’i shtyrë agjendat e saj”, vlerëson Rashiti.

Për më shumë, sipas tij, ndonjë dështim eventual i Procesit të Berlinit ndihmon në shfaqjen apo ringjalljen e iniciativave tjera, si Ballkani i Hapur, që është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova.

Zeka frikësohet për “pasoja të paparashikuara” nga një izolim i tillë ekonomiko-politik i Kosovës, por nuk sheh gatishmëri të Qeverisë për heqje të bllokadës, duke marrë parasysh se zgjedhjet e ardhshme janë afër./VOA



Ju sugjerojmë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Gjermani: Mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor

Gjermani: Mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor

Pasdite shtohen reshjet, qarqet më të rrezikuara

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme

Dron në burgun e Peqinit, kontrollet zbulojnë drogë dhe celularë

Dron në burgun e Peqinit, kontrollet zbulojnë drogë dhe celularë
















TE FUNDIT

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com