Sport

Pse Benzema luan me dorën e djathtë të fashuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:08 - 04/05/22 |
Opi Nion

Karim Benzema ka më shumë se tre vjet që mban një fashë në dorën e djathtë.

Gjithçka filloi më 13 janar 2019, gjatë një ndeshjeje Betis-Real Madrid. Në një aksion, pas një ndërhyrjeje të Marc Bartra dhe përpjekjes për të shmangur rënien me të gjithë trupin në tokë, Benzema theu gishtin e vogël të dorës së djathtë.

Gjestet e tij të dhimbjes ishin të dukshme dhe ai kërkoi menjëherë zëvendësimin, pasi nuk ishte në gjendje të luante pjesën e dytë të atij dueli dhe as nuk ishte në gjendje të luante ndeshjen tjetër, kundër Leganés, të vlefshme për Kupën e Mbretit.

Por, ndeshjen e radhës në kampionat, kundër Sevilla, sulmuesi i madrilenëve u paraqit në fushë me dorën e fashuar. Duket se fasha i solli fat, pasi në katër ndeshjet e radhës, kundër Girona, Espanyol, Girona përsëri dhe Alavés, ai shënoi 6 gola.

Në momentin e dëmtimit, Benzema nuk iu nënshtrua operacionit, për të mos lënë skuadrën e tij pa lojtarin më të rëndësishëm në sulm. Kishte dyshime nëse Benzema e bëri më vonë operacionin, pasi francezi nuk e kishte sqaruar dhe ishte krijuar bindja se ai e mbante fashën për shkak se i solli fat.

Por, së fundmi, para ndeshjes Inter-Real Madrid, në Ligën e Kampionëve, Benzema sqaroi: “E bëra operacionin, por kur operohesh, duhet të qëndrosh jashtë për dy muaj dhe unë doja të luaja. E vrava përsëri gishtin, por nuk kisha më kohë të ndalesha dhe të bëja një operacion tjetër, ndaj luaj me fashën”.

Pas