Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se do marrë vendime shumë të vështira se sa heqja nga lista e disa emrave si kandidat të PD-së.
Basha këtë deklaratë e bëri sonte në emisionin “Opinion”, ndërsa theksoi se kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi nuk është futur pasi është në sekretariatin drejtues të fushatës elektorale.
“Kryetari i FRPD-së, sekretari organizativ, sekretari i Burimeve Njerëzore janë stafi ekzekutiv i fushatës dhe këto janë vendime e mija”, tha ai.
Basha tregoi se sekretari organizativ dhe të gjithë të tjerët kanë detyra kryesore në terren dhe merren me organizimin e fushatës.