Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse BE-ja po kërkon që për urën e Ibrit të diskutohet sërish në Bruksel?

2024/08/15 at 5:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse BE-ja po kërkon që për urën e Ibrit të diskutohet sërish në Bruksel?

Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të fusë në agjendën e dialogut çështjen e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve. Por, njohësit e procesit të dialogut shprehen kundër trajtimit të kësaj çështjeje, pasi për të veçse ka marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e Kosovës, ndërkaq, ka thënë se i ka plotësuar kërkesat e ndërkombëtarëve sa i përket hapjes së urës, por ka shtuar se po i vazhdon konsultimet dhe koordinimin me ta.


Njohësit e procesit të dialogut thonë se nuk ka shumë kuptim që Bashkimi Evropian tani dëshiron të rikthejë në proces çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve, për të cilën Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje disa vjet më parë.

Ura mbi lumin Ibër ndan Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, nga Mitrovica e Veriut, me shumicë serbe.

Që nga arritja e marrëveshjes më 2014, BE-ja vazhdimisht kishte kërkuar që ura të hapej pa vonesa dhe pa pengesa të tjera.

Vetëm në raportin e vitit 2023 të Komisionit Evropian për Kosovën, për çështjen e urës ishte shtuar fjalia se “për çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të ketë pajtim dhe koordinim në dialog”.

Engjëllushe Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, me bazë në Berlin, shprehet kundër trajtimit të kësaj çështjeje në dialogun e Brukselit.

“Nuk besoj që një çështje që veçse është diskutuar, të hapet edhe njëherë. Prandaj, mendoj që çështja e urës duhet të mbetet jashtë dialogut”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, gazetari që raporton nga Brukseli, Augustin Palokaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e BE-së në këtë moment nuk duket të ketë shumë kuptim, pasi nuk dihet nëse dhe kur do të ketë takim të radhës të dialogut, teksa në Bruksel janë në pritje që detyrën ta marrin strukturat e reja të bllokut dhe të shihet se si të veprohet me dialogun.

Ai konsideron se Mirosllav Lajçak, duke qenë se është në muajt e fundit të mandatit, “nuk pritet të ketë ndonjë rol të rëndësishëm apo edhe ndonjë fuqi për t’i bindur palët që të pajtohen për një çështje të tillë”.

Ndërkaq, Morina thotë se kërkesa e BE-së, që për urën të diskutohet në Bruksel, mund të jetë ndikuar nga disa faktorë, përfshirë shqetësimet për sigurinë, por shton se kjo mund të jetë edhe rezultat i “pakënaqësisë së serbëve në Kosovë dhe presionit që e marrin nga Beogradi që secila çështje duhet të marrë “dritën e gjelbër prej Beogradit”, duke shtuar se blloku ka presion edhe nga shtetet që nuk e njohin Kosovën.

Por, Palokaj mendon se BE-ja, po ashtu, është e interesuar të ruhet status quo-ja, “që do të vazhdonte nëse ura nuk do të hapej”.

“Prapa interesimit të BE-së që të ketë diskutime në kuadër të dialogut, qëndron vetëm qëllimi që të ruhet qetësia në veri dhe të parandalohen tensionet e reja”, thekson ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha më 14 gusht se hapja e urës mbi Ibër nuk është çështje e pazgjidhur e dialogut, por është “kërkesa kryesore e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Sipas tij, emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i ka thënë në qershor se nëse Kosova nuk dëshiron që kjo çështje të diskutohet në Bruksel, duhet të bëjë diskutime të brendshme me serbët lokalë për të adresuar implikimet për sigurinë, ndërkaq QUINT-i ka kërkuar inspektime teknike.

Bislimi tha se Kosova i ka ndjekur këto rekomandime.

Lajçak i cilësoi si “mashtruese”deklaratat se blloku është kundër hapjes së urës. Ai tha se “marrja e një vendimi kundër vullnetit të njerëzve të prekur, nuk kontribuon në normalizim marrëdhëniesh”, duke përsëritur se në takimin e radhës do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për urën. Por, ai nuk përmendi ndonjë datë për një takim të tillë.

Shqetësimet për sigurinë

Synimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës ka hasur në kundërshti nga serbët lokalë, Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare.

Serbët lokalë kanë shprehur frikë për sigurinë e tyre, por në debatin e organizuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Qeveria e Kosovës, institucionet kanë garantuar siguri në rast të hapjes së urës.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i tha REL-it më 13 gusht se hapja e urës në këtë kohë, paraqet rrezik të vërtetë, që mund të ndikojë edhe në sigurinë e ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të enjten se Kosova nuk duhet ta pyesë Serbinë për hapjen e urës brenda territorit të Kosovës, dhe nuk duhet pranuar që të diskutohet për këtë çështje në dialogun e Brukselit.

Sipas saj, deklaratat e fundit të BE-së në këtë temë janë “raciste” dhe se Kosova duhet koordinuar plotësisht me Shtetet e Bashkuara sa i përket hapjes së urës.

Për Engjëllushe Morinën, hapja e urës nuk është asgjë e keqe “nëse nuk e rrezikon sigurinë e askujt”.

“Nuk e shoh tani që hapja e urës mund të shkaktojë një incident të llojit të Banjskës apo të majit. Nuk i dihet, por nuk e shoh që situata e sigurisë do të zhvillohet në këtë drejtim”, thotë ajo.

KFOR-i, që ka prani mbi urën e Ibrit, ka kërkuar që për çështjen e hapjes së saj të diskutohet në dialog.

Ky mision, po ashtu, ka thënë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ky qëndrim i KFOR-it është mirëpritur nga kryeministri serb, Millosh Vuçeviq. Por, ai ka shtuar se beson që Qeveria e Kosovës po planifikon “ta hapë me forcë” urën.

Si Morina, ashtu edhe Palokaj, thonë se nëse Kosova e hap urën pa pëlqimin e ndërkombëtarëve, do t’i acaronte raportet me ta. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 14 gusht se po vazhdojnë konsultimet dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë për këtë çështje.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për hapjen e urës më 2014. Pakti parashikoi “rivitalizimin e urës” apo heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë më 2011, të cilat më 2014 u zëvendësuan me mure prej betoni.

Ato u larguan më 2016, kur mendohej që ura të hapej për qarkullim.

Po atë vit, u arrit pajtimi për planin e zbatimit të marrëveshjes, që parashihte hapjen e urës në janar të vitit 2017./REL



Ju sugjerojmë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Bota

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

28 Maj, 2025 8:24 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

28 Maj, 2025 7:45 pm
VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve
Life Style

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve

28 Maj, 2025 7:38 pm
Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael
Bota

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

28 Maj, 2025 7:29 pm
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
Bota

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

28 Maj, 2025 6:58 pm
Para
Shtëpia e Bardhë këmbëngul për bisedime, Hamasi paralajmëron mospjesëmarrjen në proces

Shtëpia e Bardhë këmbëngul për bisedime, Hamasi paralajmëron mospjesëmarrjen në proces

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga Parku Kombëtar i Prespës deri në Tropojë, 14 vatra aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga Parku Kombëtar i Prespës deri në Tropojë, 14 vatra aktive

Beogradi i kërkon llogari Shkupit për arratisjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Është skandaloze

Beogradi i kërkon llogari Shkupit për arratisjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Është skandaloze
















TE FUNDIT

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
28 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa...

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
28 Maj, 2025

Joel Le Squarnec, 74 vjeç, një ish-mjek kirurg në Francë, pritet të përballet me një dënim prej 20 vitesh burg...

Lexo më shumë

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
28 Maj, 2025

Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars të vitit 2020 doli në...

Lexo më shumë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
28 Maj, 2025

Disa kandidatë të Partisë Demokratike kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike nga numërimi i votave. Duket se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com