Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse asnjë grua nuk merr pjesë te Formula 1

2022/01/04 at 10:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse asnjë grua nuk merr pjesë te Formula 1

Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix për Formula 1. Gjermania Sophie Flörsch, pilote e makinave të garës, do të kishte qënë që sot pjesë e Formula 1 po ta kishin lejuar.


“Ja u jap me shkrim, që do të mbërrija deri tek garat kualifikuese, nëse do të më linin!” Sophia Flörsch e thotë këtë aq e vetësigurt dhe e vendosur saqë nuk të lë asnjë dyshim për këtë gjë. Pilote e makinave të garës, ajo i ka shpëtuar një përplasjeje horror gjatë Grand Prix për Formel 3 në Macau të Kinës, dhe tani i ka hipur sërish Cockpit-it. Ajo do që t‘u japë makinave. Me çdo kusht. Edhe për Formel 1. Sikur ta linin.

Megjithëse në Cockpit mund të ulet çdo profesionist garash pavarësisht nga gjinia, sporti i motorëve dominohet nga burrat. Në këtë botë maçoiste është duke u shtuar numri i inxhiniereve, i piloteve të provave dhe i moderatoreve, por në pistën e garës raportet janë të qarta: Gratë nuk luajnë asnjë rol. Vetëm 1,5 përqind e gjithë sportistëve të licencuar në sportin e motorëve janë gra. Dhe kjo është sistematike, kështu ka qenë për dekada të tëra, me sa duket kështu është dashur që të jetë. Ashtu siç kanë qenë vajzat e veshura me pak rroba të Grid Girls, të cilat duke filluar nga 2018-ta nuk e prezantojnë më startimin e garës. Si reaksion i debatit MeToo. Ndalimi i tyre hasi në kritika të ashpra në botën e sportit të garave me automjete, sepse iu dha fund një tradite patriarkaliste që ishte ngulitur shumë.

Brezi “i thinjoshëve ” nuk i do pilotet

Gratë mund të përdoren si zbukurim për garat, por në pistën e garave nuk kanë çfarë të kërkojnë? “Është më shumë brezi i vjetër që nuk do që një grua të ketë sukses tek Formula 1”, i thotë Sophia Flörsch Deutsche Welle-s. “Është brezi tani i thinjur në kokë. Ata vijnë nga një kohë tjetër. Ekziston imazhi i një piloti të fortë, mbuluar me djersë, që lufton deri në fund, i cili duhet të jetë burrë. Tek mendja e tyre kjo gjë nuk ndryshon dot.”

Flörsch sapo ka përfunduar me ekipin e saj “Abt Sportsline”, sezonin debutant të Kampionatit të makinave gjermane (DTM). Më parë ajo pati ngarë makinën në kampionatin europian dhe në Formula 3 të FIA-s. Ajo bën pjesë tek talentet që e kanë në gjak të dalin përpara. Të paktën mes piloteve të garave nuk ekziston asnjë që të mos besojë se ajo si grua mund t’ia dalë mbanë, tregon Flörsch. Por për këtë gjë duhen shanse të barabarta: “Gratë duhet të kenë të njëjtën përkrahje si burrat. Nëse dalin sponsorizues, firma, ekipe që besojnë tek gratë, atëherë ne mund të shkruajmë histori,” thotë 21 vjeçarja.

Qark vicioz

Por sidomos sponsorizuesit e kanë të vështirë të mbështesin një grua. Sepse deri tani asnjë grua nuk ka qenë në gjendje të tregonte se mund të fitojë? Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e aftësive, me kondicionin e keq fizik ose me mungesën e gatishmërisë për të rrezikuar. Tek të gjitha këto pika pilotet nuk u lenë mangut kolegëve burra. Më shumë kjo ka të bëjë me faktin që deri tani nuk ka pasur sponsirizues që të kenë guximin të besojnë tek një grua dhe ta pajisin me buxhetin që ajo dhe ekipi i saj kanë nevojë për të pasur një sezon të suksesshëm.

Paratë kanë shumë të bëjnë, pavarësisht nëse flasim për Formula 1 apo për talentet e reja. Kështu për shembull për futjen në Formula 3, Sophia Flörsch mblodhi vitin e kaluar 700 mijë euro. Kjo është gjysma e asaj që ekipi i saj Campos Racing kishte në dispozicion. Shumë pak. “Kështu që unë nuk kam pasur kurrë mundësi të kisha suksese të mëdha. Dhe meqenëse nuk kam pasur asnjëherë suksese të mëdha, e kam të vështirë që të gjej sponsorizues.” Dhe për më tepër kur je grua. „Ky rreth visioz të nervozon.”

 Girls On Track

Nëse tek talentet e reja do të futeshin më shumë vajza dhe nëse ato do të financoheshin njësoj si djemtë e talentuar, atëherë do ishte vetëm çështje kohe ardhja e ditës kur një grua të arrinte tek Formula 1. Për herë të fundit një grua është ulur në Cockpit për Grand Prix para 45 vjetësh. Ajo ishte pilotja italiane Lella Lombardi.

Edhe tek seritë W-asgjë nuk ka ndryshuar – një seri garash vetëm prë gratë, që ka filluar dy vjet më parë. Ajo duhet të krijojë mundësinë që pilotet të praktikohen më shumë pa kosto të larta, si tek Formula 1, ku jepen miliona. Kjo ndarje gjinore në një lloj sporti ku të dyja gjinitë mund të përfaqësoheshin kundrejt njëra tjetrës, ngjalli shumë kritika. Dhe faktikisht tek seritë W nuk ka pasur asnjë fituese që të arrijë tek Formula 1.

Është FIA, shoqata botërore e sportit të motorrëve ajo që duhet t‘u hapë rrugën piloteve. Projekti pilot “FIA Girls On Track” (Vajzat në pistë) është pikërisht duke u përpjekur për këtë që prej dy vitesh. “Ne duam të frymëzojmë brezin e ardhshëm të vajzave të reja”, thotë ambasadorja e “Girls On Track”, Susie Wolff, e cila ka qenë pilote prove e Formula 1-Rennstalls Williams. “Ne duam të krijojmë mundësinë që vajzat të përkrahen nëpërmjet idhujve dhe kujdestarisë.”

Aty janë ftuar vajza dhe të reja deri në moshën 18 vjeçare. “Para se të fillonte pandemia, ne kemi organizuar aktivitete live, që kanë sjellë në pistën e garave vajza shkolle duke u treguar atyre sektorë të ndryshëm të sportit si teknikë, media, fintes. Për shkak të pandemisë këto aktivitete tani bëhen virtualisht. Kjo ka të mirën se arrin publik global më të madh se sa tek aktivitetet e vogla lokale në nivel komune”, tregon Susie Wolff në një intervistë dhënë për FIA.

Ulja në kart dhe rrotullimi i shpejtë si dhe trajnimi i lirë me ekipet më të mira të sportit të motorrëve, do të jetë sërish e mundur tek “Girls On Track” duke nxitur më shumë të reja për tu futur në sportin e motorëve.

Sporti i motorëve ka nevojë për idhuj femra

Edhe Sophia Flörsch ka filluar në moshë të re. Kur ka qenë katër vjeç, ajo është ulur për herë të parë në një kart. Që nga ajo kohë ajo nuk i është ndarë sportit të motorëve. “E kam mbushur me benzinë “, thotë pilotja duke qeshur. Ajo e përkrah nismën e FIA-s. “Për sa kohë që vetëm burrat dalin në pistë, vajzat e reja e kanë të vështirë që t’i marrin ata si shembull dhe të thonë: „Mama, edhe unë dua të merrem me këtë sport`.” Prandaj nevojiten pilote garash. Flörsch është e bindur se “Sapo të dalë një grua e sukeseshme tek Formula 1, ajo do të ndiqet nga të tjera.”

Ajo vetë ëndërron ende për të marrë pjesë në Formula 1. Megjithëse e di që kjo nuk varet vetëm nga aftësitë e saj./DW

 

Etiketa: FORMULA 1grua


Ju sugjerojmë

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Para
U qëllua me silenciator/ Piroli:Shkova në Spitalin e Lezhës, aty isha i sigurt

U qëllua me silenciator/ Piroli:Shkova në Spitalin e Lezhës, aty isha i sigurt

​Zbulohet një variant i ri i koronavirusit në Francë, 12 raste në Marseille

​Zbulohet një variant i ri i koronavirusit në Francë, 12 raste në Marseille

Kokaina në banane,shoferi: Erdhën 4 persona të maskuar, thanë të zhdukim familjen

Kokaina në banane,shoferi: Erdhën 4 persona të maskuar, thanë të zhdukim familjen
















TE FUNDIT

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç...

Lexo më shumë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
14 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur...

Lexo më shumë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com