Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse armët bërthamore nuk do të asgjësohen?

2020/08/10 at 1:48 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse armët bërthamore nuk do të asgjësohen?

Nga: Felix Steiner


Njerëzit do të përballen me armët më moderne të kohës, e ndalimet nuk kanë për të ndihmuar shumë. Gjithmonë do të ketë njerëz që do t’i përdorin ato, për të arritur përparësi për vete.

Me këto informacione më ka përballur para plot 40 vitesh mësuesi im i shkencave shoqërore. Ai ka të drejtë edhe sot. Vërtet kanë mbetur vetëm një e treta e kokave të atëhershme bërthamore, por armët bërthamore nuk janë asgjësuar. Ato vetëm kanë ndryshuar, por nuk luan kurrfarë roli nëse një armë bërthamore shkatërron vetëm dhjetë herë apo 100 herë tërë botën. Mjafton vetëm një herë.

Armët bërthamore si siguri

Shumë më vendimtare është se kush posedon armë bërthamore. Me Pakistanin dhe Korenë e Veriut kanë ardhur në 40 vjetët e fundit edhe dy vende të tjera, të cilat kanë këto armë, që paraqet një problem të madh në strategjinë për çarmatosjen.

Për shembull Koreja e Veriut: Diktatori Kim Jong Un është takuar dy herë me presidentin amerikan Donald Trumpn, pa rezultat. Ndryshe nga Irani, i cili ende nuk ka ndonjë armë bërthamore, por e ka bërë të qartë se ky është qëllimi i tij. Po Ukraina do t’ia kthente edhe njëherë armët bërthamore Rusisë, po ta dinte se ajo do ta okuponte Krimenë? Ne e dimë tani se ai që ka armët më shkatërruese, jeton më i sigurt.

Rasti i Pakistanit – gjëja më e rrezikshme në programin bërthamor të Pakistanit nuk është instabiliteti kronik i vendit dhe papërllogaritshmëria e regjimit si dhe armiqësia tradicionale me Indinë, por bizneset e Abdul Kadir Khan, që konsiderohet si “babai i programit bërthamor pakistanez”. Ai ia ka shitur njohuritë e tij teknike Teheranit, Pjonjangut dhe Tripolit. E ndoshta edhe dikujt tjetër? Kjo nuk dihet.

Mësuesi im ka pasur të drejtë: Gjithmonë ekziston dikush që do të sigurojë epërsi. E dyshueshme, nëse mund të mbështetemi tek arsyeja e njeriut. Ekzistenca e armëve bërthamore sikur edhe njohuritë për ndërtimin e saj mbeten rrezik i përhershëm.

Presioni duhet të vije nga poshtë

SHBA mbeten deri më sot fuqia e vetme, e cila e ka përdorur këtë armë të fuqishme vdekjeprurëse. Historinë e shkruajnë fituesit, por hedhja e këtyre armëve dhe vrasja e mbi 200.000 njerëzve në Hiroshima dhe Nagasaki, plotëson të gjitha kriteret e krimeve të luftës. Historianët kaherë kanë dëshmuar se shpjegimi për hedhjen e këtyre dy bombave – invazioni japonez që rezultoi me mijëra ushtarë të vdekur amerikanë – ka qenë një gënjeshtër grandioze. Kjo sepse Japonia ka ofruar kapitulimin para hedhjes së këtyre bombave.

Shumica e amerikanëve megjithatë e justifikon edhe sot hedhjen e këtyre bombave. Shpresë jep fakti që më pak se gjysma e të rinjve të moshës 18-29 vjeç mendon kështu. Në të ardhmen ndoshta do të ketë një president amerikan (si Barack Obama me 2016) i cili jo vetëm që kërkon që të mos harrohet ajo që ka ndodhur në Hiroshima në gusht të vitit 1945, por edhe të kërkojë falje për këtë vepër. Për këtë nuk mjafton vetëm presioni në konferencat ndërkombëtare. Presioni duhet të vijë nga poshtë, nga populli.

Fundi i armëve bërthamore

Vetëm një hap i tillë nuk i heq armët bërthamore. Por do të ishte fillimi i përbuzjes së këtyre armëve. E kjo jep shpresë se gjërat si ato në Hiroshima dhe Nagasaki nuk do të përsëriten.

Por armët bërthamore me siguri do të zhduken vetëm atëherë kur njerëzit të zbulojnë ndonjë armë edhe më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse. Të gjitha të tjerat mbeten vetëm një utopi e pastër. Mësuesi im e ka ditur këtë prej kohësh./ DW



Ju sugjerojmë

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

(VIDEO) Aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama: Ecim!

5 Gusht, 2025 1:06 pm
Me identitet të rremë mashtroi qytetarët duke iu marrë para, pranga 21 vjeçarit
Aktualitet

Me identitet të rremë mashtroi qytetarët duke iu marrë para, pranga 21 vjeçarit

5 Gusht, 2025 12:52 pm
‘Pranon fajësinë’/ Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviç
Rajoni

‘Pranon fajësinë’/ Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviç

5 Gusht, 2025 12:43 pm
Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga
Kronikë

Vlorë, konflikt në familje/ Vihen në pranga 2 vëllezërit, njëri posedonte armë

5 Gusht, 2025 12:27 pm
Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
Aktualitet

Çështja “Bankers Petroleum”/ Nis në Gjykatën e Apelit seanca për të dyshuarit

5 Gusht, 2025 12:13 pm
Kosovë/ U gjet i vrarë e i groposur nga familjarët, dyshimet për viktimën në Lipjan
Kronikë

Kosovë/ U gjet i vrarë e i groposur nga familjarët, dyshimet për viktimën në Lipjan

5 Gusht, 2025 11:53 am
Abuzoi me fondet, shkon në gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut
Kronikë

Abuzoi me fondet, shkon në gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

5 Gusht, 2025 11:48 am
Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA-ja
Bota

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vende të tjera po luftojnë për Rusinë

5 Gusht, 2025 11:43 am
Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp
Life Style

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

5 Gusht, 2025 11:32 am
Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament
Politikë

Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament

5 Gusht, 2025 11:26 am
Para
Shkëndija humb takimin me Dudelange

Europa League, zbulohen kundërshtarët e skuadrave shqiptare

Pandemia ul konsumin, blihen vetëm artikuj të domosdoshëm për jetesën

Pandemia ul konsumin, blihen vetëm artikuj të domosdoshëm për jetesën

Greqia i kërkon Turqisë të ndalojë provokimet:S’do pranojmë asnjë shantazh

Greqia i kërkon Turqisë të ndalojë provokimet:S'do pranojmë asnjë shantazh
















TE FUNDIT

(VIDEO) Aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama: Ecim!

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
5 Gusht, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike si trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon në kryeqytet, madje edhe në qytete të...

Lexo më shumë

Me identitet të rremë mashtroi qytetarët duke iu marrë para, pranga 21 vjeçarit

Me identitet të rremë mashtroi qytetarët duke iu marrë para, pranga 21 vjeçarit
5 Gusht, 2025

Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, vihet në...

Lexo më shumë

‘Pranon fajësinë’/ Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviç

‘Pranon fajësinë’/ Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviç
5 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviç. Ndihmësi...

Lexo më shumë

Vlorë, konflikt në familje/ Vihen në pranga 2 vëllezërit, njëri posedonte armë

Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga
5 Gusht, 2025

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, vihen në pranga 2 vëllezër, njëri prej tyre posedonte dhe armë gjahu pa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com