Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse amerikanët e urrejnë boss-in shqiptar të ilaçeve

2015/09/22 at 1:21 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse amerikanët e urrejnë boss-in shqiptar të ilaçeve

Ka shkaktuar një stuhi kritikash të zemëruara rritja e çmimit të një ilaçi vendimtar në luftën kundër kancerit dhe SIDA­s në SHBA, nga 13 dollarë në 750 për një pilulë të vetme. Në qendër të zemërimit është një shqiptaro­amerikan, 32­vjeçari Martin Shkreli, i cili vetëm një vit më parë po lavdërohej për suksesin e tij në botën e të ashtuquajturve “fonde gardh”, ku ishte bërë multimilioner më moshë fare të re.


Në krye të kompanisë Turing Pharmaceutical, Shkreli ka mbikqyrur blerjen e të të gjitha të drejtave për shitjen e ilaçit të quajtur Daraprim dhe menjëherë ka njoftuar rritjen stratosferike të çmimit. Shumë kritikë po e shohin si një nga rastet klasike të kompanive farmaceutike që fitojnë miliarda në kurriz të pacientëve që nuk mund

të jetojnë pa këto ilaçe. Kritikat drejohen në planin moral nga këto kompani, por në planin pragmatik kritikat shkojnë drejt politikanëve që mbushin xhepat me paratë e të të ashtuquajturës “Farmas së Madhe” dhe nuk ndërhyrjnë në tregun e lirë duke lënë pacientët por edhe vetë shpenzimet shtetërore në shëndetësi në ëshirën e grykësisë së firmave që bëjnë miliarda.

Kandidatja për presidente Hillary Clinton bashkoi gjithashtu zërin kundër këtij veprimi dhe ka paralajmëruar se nëse zgjidhet do të marrë masa që ky lloj abuzimi ga tregu të pushojë. Deklarata e ankesa nga grupe mjekësh, organizatash humanitare e aktivistë të shumtë janë kapur pas këtij rasti. Stoqet e bioteknikës kanë pësuar rënie në bursë, sepse ata që investojnë në këtë fushë janë trembur se zemërimi nga kjo ngjarje do të sjellë masa që do të pakësojnë fitimet në fushën farmaceutike.

Në rrjetet sociale me mijëra vetë sonte i uronin AIDS ose sëmundje të tjera të tmerrshme Martin Shkrelit për këtë veprim. Drejtuesi i Turing Pharmaceutical ka dalë në disa intervista televizive sot për të mbrojtur vendimin e tij. Ai thotë se kompania e tij është e detyruar të ngrejë çmimin për të subvencionuar studime të tjera që po bëhen në kët fushë. “Domethënë paratë që do të dalin nga shitjet e këtij ilaçi do të paguajnë për të prodhuar një ilaç më të mirë”, përsëriti Shkreli në shumë nga këto intervista.

Ai pranoi se tregu është i shpesh i ashpër por tha se është e padrejtë që po veçojnë rastin e tij. Turing nuk është kompania e parë që merr një vendim të tillë duke ngritur çmimin e një ilaçi dhe se kompani shumë më të pasura e më të mëdha sesa kompania e tij kanë ngritur çmime shumë më lart se sa po e ngre ai çmimin e Daraprimit.

Argumentet e Martin Shkrelit nuk i kanë bindur kritikët. Mjekët që po ankohen thonë se ilaçi po funksionon shumë mirë kështu siç është. Dhe se kërkimet shkencore për një ilaç më të mirë nuk janë urgjente dhe mund të financohen me mënyra të tjera, pa rritur çmimin kaq shumë. Ky kërcim çmimi praktikisht dënon me vdekje, sipas tyre, të sëmurët e tanishëm, me premtimin bosh se po mendohet për të sëmurët e të ardhmes.

 



Ju sugjerojmë

Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Para
Çifti ngec në ashensor, dështojnë në vjedhjen e diamantëve

Çifti ngec në ashensor, dështojnë në vjedhjen e diamantëve

Marina kthehet në punë më shplodhur se kurrë

Marina kthehet në punë më shplodhur se kurrë

Veliaj shantazh medias, AbcNews e çon në gjykatë (video)

Veliaj shantazh medias, AbcNews e çon në gjykatë (video)

Please login to join discussion















TE FUNDIT

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Nëntor, 2025

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Bathore. Policia bën të ditur se rreth orës...

Lexo më shumë

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
5 Nëntor, 2025

Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur mbledhja në selinë rozë, mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të qarkut të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com