Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Akrepi është shenja më e rrezikshme e horoskopit. Mos guxoni të talleni me ta

2018/09/05 at 11:20 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse Akrepi është shenja më e rrezikshme e horoskopit. Mos guxoni të talleni me ta

Akrepi
Element: UJI
Planeta dominuese: MARSI
Nënshenja: BRICJAPI
Ngjyra astrologjike: E KUQJA (me tone të mbyllta) dhe E GJELBËRA e mbyllët, e cila iu shërben për qetësim nervash; (kjo e fundit iu leverdis posaçërisht akrepëve).


Metali: ARI I KUQ

Guri i çmueshëm: RUBINI

Bima: MIMOZA (lulet me ngjyra të gjalla)

Numri i fatshëm: 100

Veti të përgjithshme: seksualiteti, metamorfozat, krizat nervore, vizionarizmi.

Janë ngushtë të lidhur me çdo gjë që është e errët.

AKREPËT për nga natyra janë enigmatikë, prandaj i duan netët, hijet, ambientet e pandriçuara; çdo gjë e ndritshme dhe e bujshme – i pengon.

Natyra e tyre është e begatë me kontraste, ku ekziston lufta e pandërprerë midis arsyes dhe pasioneve.

Akrepi ka lindur duke i ditur sekretet e jetës dhe tё vdekjes dhe me aftësinë për t’i zotёruar të dyja, ndaj… mund të tallesh me të gjithë, por kurrë mos e bëj provë me një AKREP!

Në Horoskop, Akrepi ka forcën më të madhe të të qënit mik, por edhe më të madhe e ka hakmarrjen, nëse ia bëni borxh!

Janë krenarë, dhe, edhe pse shenja uji, dëshirojnë të dominojnë.

Janë shenja artistike.

Shpesh janë gjenialë.

Janë më të rrezikshëm nga të gjithë ujtarët.

Dinë të jenë kryeneç, por edhe të ashpër; prandaj, vështirë është për t’i kuptuar.

Janë enigmatikë. Të padefinueshëm. Kompleks…

Planet e kanë MARSIN e natës.

Janë misteriozë.

Me shkahtësi fshehin anët e tyre të dobëta.

Iu ndihmon INTUITA e thellë.

Edhe pse të preokupuar dhe ca pesimistë në esencë, megjithatë janë plot jetë e dinamikë jetësore.

Tej mase të ndjeshëm në simpati dhe antipati.

Kurrë nuk e harrojnë padrejtësinë që iu bëhet.

Nuk i frikësohen luftës, e as që e pranojnë disfatën.

Të qëndrueshëm në vendime, të qëndrueshëm në aksione.

Janë në gjendje që tërë energjinë ta përqendrojnë për qëllimin që ia kanë caktuar vetvetes.

Mendjemprehtë, të hapur për koncepte të reja, me inteligjencë të fortë dhe me mendime të zjarrta.

Janë tipa të guximshëm, luftarakë.

Por, janë më efikas në mbrojtje, sesa në sulm.

Cuditërisht, kanë një “bukuri djallëzore”: shikim të mprehtë dhe sharm të papërballueshëm.

Zërin e kanë tepër shqetësues, shqetësim i këndshëm ama.

Kanë forcë të kontrollohen. Të pasionuar. Nuk bëjnë asgjë gjysmake, qoftë ajo mirë apo keq.

Me energji të madhe, shpesh seksualistë të tepruar.

Shpeshherë të ndarë në mes të: neokonformizmit, ekscentricitetit dhe racionalitetit.

Plot ndjenja të thella, intensive, shqetësimplotë.

Ofendimet nuk i fal lehtë.

Shpesh me pasione dinake.

Kanë më tepër sukses në pjesën e dytë të jetës.

Akrepët dinë të jenë edhe destruktivë dhe autodestruktivë.

Kjo përmasë madhore e shpirtit të tyre – prirja për tejkalimin e çdo gjëje, madje edhe të vetvetes – lidhet me vizionin e vdekjes, dhe i bën sadistë të mëdhenj, sidomos në dashuri.

Ata ndiejnë nevojë të flirtojnë me vdekjen, dhe ky aspekt iu vërehet në zërin e tyre, që ka ngjyrë erotizmi.

Edhe pse shenja uji, janë “zjarr që rrjedh”, me shikim pabesueshmërisht depërtues dhe me prirje nga përsosmëria.

Duken rëndom të qetë, frikacakë. Por, por, por, mos u gaboni në gjykim ndaj tyre: Kjo është vetëm sipërfaqësore për Akrepët, janë ndryshe në të vërtetë.

E njohin mirë vetveten.

S’kanë kohë për të tjerët.

E dinë se janë absolutistë të papërmirësueshëm.

Nënçmojnë krejt çfarë është e zakonshme, e pavërtetë, mediokre, duke qenë të vetëdijshëm se rreth tyre çdo gjë është shkëlqim i rrejshëm, maskë, aktrim; sepse Akrepët janë për të vërtetën!

Nëse dëshironi MIQËSI, do ta gjeni tek AKREPI.

Përndryshe, akrepët paraqesin elitën në horoskop dhe në kategoritë e njerëzve.

Si tip luftarak që është, për qëllime të vetat lufton “me duar e me këmbë”.

Janë shenja më seksuale e Zodiakut.

Tërheqin si magnet në seksualitetin e tyre superior, që iu buron nga sytë.

Kryesisht tipa të natës: fantazues, magjikë, shohin gjëra që të tjerët nuk i shohin.
Akrepi është thellësisht i interesuar pёr fenё, intensivisht kurioz për të gjitha fazat e jetës dhe vdekjes, i apasionuar pas çёshtjeve qё lidhen me seksin dhe i tёrhequr nga dёshira pёr reforma dhe ndryshime.

Megjithatë, ai është gjithashtu i dedikuar nё lidhjet e familjes dhe të dashurisë dhe nё mbrojtje tё fëmijëve dhe njerёzve më të dobët.

Akrepi mund të jetë shenjtor apo mëkatar.

Ai mund të eksperimentojë rreth mistereve më të errëta tё Hadit, ose mund të jetё shumё i ashpёr me blasfeminё dhe mёkatin.

Akrepi ёshtё shumё posesiv pёr atё qё beson se i takon atij, pёrfshirё edhe suksesin, por ambicia e tij nuk eshtё asnjёherё e dukshme.

Ai pret në heshtje mundësinë për të lëvizur përpara, duke e ditur se ai është i kualifikuar për pozicionin sipër tij, jo pёr atё qё aktualisht ёshtё.

Ai e merr kontrollin ngadalë, por me shumë siguri.

Akrepi mund të bëjë pothuajse çdo gjë që ai dëshiron të bëjë.

Nëse ai me të vërtetë e dëshiron atë, nuk do jetё mё njё ёndёrr.

Shumë prej njerëzve mё tё shquar nё botë, nё fushёn e mjekësisё, janë të frymëzuar nga Plutoni për të shëruar si mendjen dhe trupin, pёr tё diagnostikuar dhe trajtuar me njohuri të çuditshme dhe enigmatike.

Objekt kanë: shpirtin, seksin, misterin.

Kjo shenjë jep artistë të mëdhenj në fushën e krijimtarisë shpirtërore.

Ekzistojnë tipat e ulët dhe tipat e lartë të akrepit.

Tipat e lartë: posedojnë vetëdisiplinë, vetëkontroll, shpirt të koncentruar; janë dinjitozë, krijimtarë, të guximshëm, simpatikë, magjikë.

MASHKULLI AKREP: është prepotent, xheloz, pak hakmarrës.

Edhe pse gjenialë, me këta meshkuj është shumë vështirë të jetohet, sepse janë despotë të lindur.

Martesa me ta është pak e vështirë, pasi ka të dhëna që mund të keqtrajtojë femrën,

Mashkujt-akrepë, kur bien në krahët e epsheve, sillen si sadistë, e mundojnë partnerin.

FEMRA-AKREP është plot pasion, shpeshherë e çuditshme, mistike, ndonjëherë impulsive dhe sentimentale, por eshndritshme dhe depërtuese.

Sharmi i saj çmend secilin që e ka pranë, por është rëndom e paprekshme, refuzuese, dhe njerëzit e nderojnë duke e kundruar si “grua fatale”.

Të tërheq më tepër me magjinë e pashpjegueshme të saj, sesa me bukuri.

Sakaq, nga shikimi i saj enigmatik, i errët, derdhet epshi që ofron aventurë fatale.

Dëshiron të lozë, llastojë e të përvetësojë; thjesht të ta vërë “lakun”.

Suksesin në këtë plan e ka të garantuar kur këtë e dëshiron.

Me të nuk duhet lozur, se ajo mashkullin e sos dhe e gjuan.

Femra Akrep i mundon partnerët.

I nevojitet partner i fuqishëm për ta mbajtur dhe për ta shpëtuar nga sadomazokizmi i saj i lindur.

FEMRA-AKREP është e mbyllur dhe enigmatike, idealiste dhe materialiste, në kufijtë e së mirës dhe të së keqes.

I mbetet besnike qëllimit të vet, por me aktivitetin apo pasivitetin e vet ekstrem, më së pari e dëmton vetveten.

Është e pajisur me plot kërkesa e hire.

Personat e shenjës së Akrepit kanë më tepër të fshehta se çdokush tjetër.

Tek ata ka dashuri apo urrejtje, deri në fund.

Ndodhen në luftë të përhershme në mes trupit dhe shpirtit.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Paganini, Dostojevski, Trocki, Kamy, I. Gandi, E.A. Po, R. Hadson, M. Crnjanski etj.

KOMBINOHEN: partnerët e tyre më të mirë mund të jenë PESHQIT dhe GAFORRET, pastaj vijnë “tokësorët”: DEMAT, VIRGJËRESHAT, BRICJEPTË.

Dis-harmonikë me ta janë shenjat “e ajrit” dhe “të zjarrit”.

PESHQIT janë partnerët më të mirë për AKREPIN.

Pastaj GAFORRET janë të ngjashëm me peshqit, por pak më të rrezikshëm.

Edhe GAFORRET i nënshtrohen “zotërisë” së vet, por… Për gratë-akrepë GAFORRET mund të jenë dashnorë të mirë, por nuk i preferojnë si bashkëshortë (s’janë të qëlluar), sepse shpeshherë edhe ata vetë janë vetiakë, të pasigurt, ndonjëherë edhe agresivë.

Etiketa: akrepiHoroskopshenjatalleni


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë
-Jetë dhe Stil

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

26 Maj, 2025 8:04 pm
Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë
-Jetë dhe Stil

Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë

26 Maj, 2025 6:08 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Para
Ja zgjidhja ideale për eleminimin e rrathëve të zinj poshtë syve

Ja zgjidhja ideale për eleminimin e rrathëve të zinj poshtë syve

Akuzat se rekrutonte prostituta për në Maqedoni/ Kush është kryetari i shoqatës dhe fotografitë me VIP-at

Akuzat se rekrutonte prostituta për në Maqedoni/ Kush është kryetari i shoqatës dhe fotografitë me VIP-at

Kjo super modele e Victoria Secret është fanse e kësaj këngëtareje shqiptare

Kjo super modele e Victoria Secret është fanse e kësaj këngëtareje shqiptare
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com