Kryetari i komisioni të Ligjeve Ulsi Manja theu heshtjen e mazhorancës për raportin e ODIHR që kritikon PS për përdorimin e administratës dhe sistemit të patronazhimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Manja e pranon që gjetjet e ODIHR mbështeten konstatimet e PD pas zgjedhjeve. Me ketë koment ai kaloi direkt në faqet e fundit, tek rekomandimet.
“Përsa i përket konstatimeve janë ata që besoj pas 11 majit i di çdo shqiptar se sa janë theksuar nga opozita jo një po disa herë edhe në seancë plenare”, tha Manja.
Demokratët bënë detyrën politike duke sjellë pasazhet e dokumentet të ODIHR në Kuvendin e Shqipërisë, që sipas tyre janë më të detajuara si asnjëherë më parë.
Në mbledhjen e përbashkët të komisionit të ligjeve dhe për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale u miratuan 6 rezoluta për institucionet e drejtësisë, Komisionit për Prokurimin Publik dhe Administratës Publike. Demokratët votuan kundër.
Të hënën në orën 10:00 institucionet e drejtësisë do ta raportojnë në seancë plenare, ku deputetët do të kenë mundësi t’i drejtohen me pyetje për rrethe 150 minuta.

















