Aktualitet

PS rrëzoi rezolutën për Srebrenicën, Balla: U propozua nga një ‘non grata’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 12/05/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat këtë të enjte ka treguar se përse socialistët votuan në kuvend kundër rezolutës që dënonte masakrën e Srebrenicës.

Ai tha që vendimi nuk kishte të bënte me rezolutën në përmbajtje, por me një kërkesë të disa deputetëve dhe me faktin se njëri prej deputetëve propozues është Sali Berisha i shpallur “non grata” nga SHBA.

“Lidhur me një vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë sot që lidhej në fakt me një kërkesë të disa deputetëve dhe nuk lidhej aspak me qëndrimin tonë të qartë, të pa lëkundur, dënues ndaj masakrës dhe gjenocidit në Srebrenicë. Dua të sqaroj që qëndrimi i sotëm i yni, ka të bëjë sot dhe gjithmonë dhe faktin e vendimin e marrë prej nesh, që njëri prej deputetëve propozues quhet Sali Berisha, deputet i Pavarur në Kuvend i cili në vendimin që kemi marrë është i pa pranueshëm për çdo lloj propozimi që vjen me firmën e tij në Parlament.

Deputeti i pavarur Sali Berisha është i shpallur non grata nga SHBA për vepra të mëdha demokratike, minim të saj. Sa herë ky deputet do të depozitojë kërkesa me firmën e tij ato do të rrëzohen. Sa i përket Serbenicën e keni ndjekur qëndrimin tonë, kjo do të jetë gjithmonë. Shqipëria i ka ndjekur qëndrimet. Kuvendi ka rrëzuar një kërkesë nga një deputet non grata, nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por emrin e propozuesit”, tha Balla.

Pas