Aktualitet

PS përgatitet për zgjedhje, Rama merr në “dorë” Durrësin, Veliaj Tiranën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:47 - 01/09/20 |
Opi Nion

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS, e cila filloi rreth orës 16:00 në Elbasan.

Në mbledhjen e sotme, grupi parlamenar i PS vendosi që mbledhja e Asamblesë Kombëtare të mbahet më 4 shtator, ku do të dali edhe kryesia e re e PS.

Ndërkohë janë ndarë drejtuesit politikë në disa qarqe. Kështu në qarkun Kukës drejtues politik i fushatës së  PS do të jetë Safet Gjici.

Ndërkohë Ilir  Beqja nga Kukësi do të shkojë në Shkodër. Në Lezhë Lindita Nikolli mbetet drejtuese e qarkut.

Qarku i Tiranës do të ketë drejtues për bashkinë Erion  Veliaj, ndërsa për pjesën tjetër të zonave Elisa Spiropali. Ndërkohë që drejtues për të gjithë  qarkun është Ervin Bushati.

Durrësi do të drejtohet nga kryetari i PS Rama, pozicion që më parë mbahej nga Vangjush Dako.

Pas