TIRANE- Asambleja e Partisë Socialiste ka rinisur pas një pushimi rreth një orë. Pushimi u mor pas fjalës së Kryetarit Rama i cili ndër t tjera tha: Për mandatin tim të vendosë referendumi (anëtarësia e PS). Kriminelë nuk ka në PS, janë spekulime të SHQUP-it. Kam vonuar mbledhjen e Asamblesë dhe Kongresit për shkak të angazhimeve në Qeveri dhe për këtë kërkoj falje.
Tani në rinisje të mbledhjes së Asamblesë mësohet se gjithçka do të jetë me dyer të mbyllura dhe nuk do të lejohet asnjë media të pasqyrojë. Edhe pse vemendja mediatike është e madhe, PS ka vendosur të transmetojë vetëm fjalën e Kryeministrit live përmes regjisë qendrore. Sakaq në këtë mbledhje ndër të tjerë do të flasë Ben Blushi.