Socialistët kanë ndryshuar axhendën e parlamentit si pasojë e angazhimit të mazhorancës në fushatën elektorale. Kuvendi do të mblidhet në datat 13 dhe 20 Qershor.
Mësohet se në datë 13 Qershor deputetët socialistë janë porositur të mos mungojnë, por pa u dhënë detaje të tjera se përse seanca parlamentare e kësaj ditë është e rëndësishme.
Nga ana tjetër anëtarëve të komisioneve parlamentare iu është kërkuar që të mbyllin brenda kësaj jave të gjitha diskutimet mbi projektligjet apo pika të tjera të rendit të ditës.
Partia Socialiste ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale dhe në 30 ditët në vazhdim do të jetë në të 61 bashkitë e vendit për të kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet e 30 Qershorit./Opinion.al