Socialistët mbledhin të martën në orën 16.00 Asamblenë Kombëtare, që pason analizën e nisur në të gjithë vendin për procesin zgjedhor të 30 Qershorit.
Sipas axhendës së publikuar, fjalën e hapjes do e mbajë Kryeministri, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama.
Më pas anëtarët e Asamblesë do diskutojnë e miratojnë raportin për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në PS, proces të cilit do i nënshtrohen të gjitha strukturat nga qendra në bazë.
Një tjetër pikë e rendit të ditës për diskutim e miratim është udhëzimi për kriteret përzgjedhëse të delegatëve të Kongresit Zgjedhor, kryetarët e partisë të bashkive, kryetarët e KS të njësive administrative dhe kryetarët e organizatave socialiste./ Opinion.al