Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS mbledh në Fier Asamblenë e Zgjeruar/ Rama: Kemi ekonominë më rezistente në rajon

2023/11/03 at 5:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PS mbledh në Fier Asamblenë e Zgjeruar/ Rama: Kemi ekonominë më rezistente në rajon

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë e Zgjeruar në Fier.


Prezent në këtë ngjarje, ka qenë edhe kryeministri Edi Rama i cili është shprehur se këto takime shërbejnë jo vetëm për të diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me organzimin e partisë, por dhe për situatën aktuale të vendit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, u ndal fillimisht tek turizmi dhe rritja e shifrave këtë vit.

Sipas tij, krahasimisht me vitin e shkuar, shifrat e turizmit në vend janë rritur me 80%.

“Nisëm këtë cikël takimesh për t’i paraprirë Kongresit të partisë në fillim të Dhjetorit, qoftë për të diskutuar çështje që lidhen me nevojën e organizimit të partisë, çka e kemi bërë gjithmonë pas ccdo fitoreje dhe ccka do ta bëjmë përsëri duke marrë në konsideratë të gjitha gjërat që s’kanë shkuar si duhet dhe nevojën që të jemi 3 hapa para gjithë kundërshtarëve, qoftë dhe për të diskutuar për situatën aktuale të vendit, në aspektin ekonomik, por dhe të tjera.

Duke filluar nga të pasurit e vetëdijes se sot ne po shohim një pjesë të atyre rezultateve për të cilat kemi punuar me ngulm. Sot, mora të dhënat e Tetorit për turizmin, krahasimisht me Tetorin e vitit të shkuar numri i turistëve është rritur me mbi 80%. 691 mijë turistë. Nga Janari në Tetor ne kemi prekur numrin e 9 mln turistëve në Shqipëri. Për të qenë të saktë 8.92, por gjithsesi është një shifër që do e ishte e paimagjuneshme deri ca vite më parë. Nganjëherë kur flasim për turizëm, ka disa që mendojnë se kjo nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. 

Në fakt, turizmi po kthehet në industri dhe është eksporti më i madh sepse nuk është si ata turistë që vijnë e rrinë në ajër, ata rrisin në mënyrë eksponenciale konsumin. Rrisin kërkesën për shërbime, kërkesën për prodhime dhe patjetër dhe të ardhurat në ekonominë familjare.  E nisa këtu, sepse besoj se turizmi dhe rritja e tij që do vazhdojë vit pas viti është pamja më e prekshme, konkrete e asaj që kemi bërë për Shqipërinë. Shqipëria sot është një vend tjetër në sytë e atyre që deri dje as nuk e imagjinonin ta shikonin si një prej destinacioneve më tërheqëse turistike. Sot ishim në kantierin e rrugës së Bylisit, po ashtu te kantieri i rrugës që lidh Mallakastrën dhe lumin e Vlorës, këto rrugë nuk janë thjesht lehtësim i trafikut për njerëzit që banojnë aty, por i shtohen kapaciteteve tona të industrisë turistike.”

Ndër të tjera, Rama theksoi se ekonomia e vendit tonë aktualisht është më rezistentja në rajon.

“FMN në misionin e vet të fundit theksoi se Shqipëria sot ka një ndër ekonomitë më rezistente në rajon. Të kesh ekonomi rezistente sot brenda kapacitetit që ke nuk është diçka që e kanë të gjithë. Agjencia e Vlerësimit të Shteteve bëri pas 7 vitesh bëri një tjetër rritje të rëndësishme në vlerësimin e Shqipërisë duke e kaluar në B+ me perspektivë pozitive. Nëse ne do ecim para me uljen e borxhit dhe çeljen e negociatave ne bëhemi një shtet që mund të kalojë shpejt në 2B.”

Etiketa: edi ramafierps


Ju sugjerojmë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
Para
Goditet Instituti francez dhe zyra e AFP në Gaza, reagon Ministria e Jashtme e Francës

Goditet Instituti francez dhe zyra e AFP në Gaza, reagon Ministria e Jashtme e Francës

“Ka një skap që po na kap”, Rama mesazh Berishës për akuzat e SPAK?

“Ka një skap që po na kap”, Rama mesazh Berishës për akuzat e SPAK?

“Pas 5 vitesh Shqipëria do ketë shumë punë”, Rama thirrje prindërve: Jepini fëmijëve një zanat!

“Pas 5 vitesh Shqipëria do ketë shumë punë”, Rama thirrje prindërve: Jepini fëmijëve një zanat!
















TE FUNDIT

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
10 Qershor, 2026

Një përplasje verbale ka shoqëruar diskutimet mes gazetarit osman Stafa dhe analistit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Duke folur...

Lexo më shumë

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}