Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, për të shuar të gjitha kureshtjet e publikut dhe medias, nënkryetari i grupit të kësaj force, Taulant Balla theksoi se nesër do të mbahet raundi i 4 për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Ballës, është diskutuar për negociata dhe diskutime me aleatët. Po ashtu, ai theksoi se LSI propozoi si kandidat Metën dhe Vasilin. Ai tha se kryesia e PS, në mënyrë uninime vendosi të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës.