Nje grup prej 7 deputetesh të PS i kanë kërkuar Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla të mblidhet Sekretariati i Etikes, për të vendosur masë disiplinore për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Gjatë votimit të buxhetit, deputetët e PS pretendojnë se deputetët e PD, Leskaj dhe Paloka kanë hyrë të dehur nga kafja e Kuvendit brenda në sallë, dhe kanë përdorur fjalor fyes e banal ndaj mazhorancës.
Për këtë, deputetet e PS po mbledhin firmat për procedim disiplinor të dy deputeteve dhe për përjashtimin 10 ditor te tyre nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare./Opinion.al