Kryesore

PS hap Kongresin, Balla: Të gatshëm për dialog, por me Ramën kryeministër


               Publikuar në : 10:15 - 23/03/19 |
b.f

Taulant Balla ka hapur sot Kongresin e Partisë Socialiste. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Balla ka thënë se mazhoranca është gati për çdo lloj dialogu, por me Edi Ramën kryeministër dhe kryetar të partisë.

“Jemi të gatshëm për çdo lloj dialogu parlamentar, shoqëror, që mbetet e vetmja zgjidhje për progresin e qytetarëve. Kongresi ndez motorët për fitoren e zgjedhjeve lokale të qershorit dhe për fitoren në zgjedhjet e vitit 2021 me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama”, tha ndër të tjera Taulant Balla në nisje të Kongresit të Partisë Socialiste.

Është e domosdshme që të vazhdojmë aksionin tonë për rritjen e përfaqësië dhe anëtarësisë për të siguruara bashkëpunimin sistematik nga anëtari më i thjeshtë te kryetari i saj. Nga ky Kongres ne do të dalim më të motivuar për t’u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për çdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”, theksoi me tej Balla.

Etilda Gjonaj: Në jemi partia që inicioni reformë më të rëndësishme reformën në drejtësi. Rezultatet e reformës në drejtësi deri më tani është vetëm fillimi. PS është e vendosur për të bërë shtet. Gjatë këtij mandatit kemi pasur qytetarin aleatin kryesorë që na mundësuar të kuptojmë pjesët dështuese të sistemit.

Erion Braçe: Kemi humbur shumë kohë por sot, shqiptarë të zakonshëm, secili prej tyre shtetin e ndjejnë te shërbimet publike. Për shkak të sistemit ne nuk do të jemi të barabartë por përmes platformës, nuk ka rëndësi kush je do trajtohesh si i barabartë. Po ndryshojmë, po shërbejmë më shumë. Sot eksportet bujqësore do fillojnë të rriten. Numri i turistëve të huaj rritet. Bëni dhe ju siç bënë studentët dhe pas fjalës së tyre ne plotësuam kushtet e tyre, bëni siç bënë shqiptarët që kërkuan drejtësinë. Vetëm kështu mund të bëjmë këtë vend. /Opinion.al

Pas