Aktualitet

PS forcë e parë/ Përfundon numërimi i votave në Skrapar, braktiset LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 26/04/21 |
Opi Nion

Ka përfunduar numërimi i votave në Skrapar.

Bëhet me dije se rezultatet përfundimtare tregojnë se Partia Socialiste ka marrë gjithsej 3,547 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 2175 dhe Partia Demokratike 776 vota.

Kujtojmë se në raport me zgjedhjet e vitit 2017, LSI në këtë bashki ka humbur afro 2200 vota, ndërsa PS ka një rritje me mbi 500 vota.

Skrapari është konsideruar si bastion i LSI-së, për shkak të vendlindjes së, Presidentit Ilir Meta. Humbja e LSI –së në këtë bashki  duket si një braktisje e partisë por edhe e Metës nga votuesit tradicionalë të kësaj zone./Opinion.al

Pas