Aktualitet

“Provokacija”, mediat serbe reagojnë kundër postimit të Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 24/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme në rrjetet sociale fjalimin e Presidentit Clinton për nisjen e sulmit të NATO-s në përvjetorin e fillimit të bombardimeve kundër serbëve që kishin nisur një spastrim etnik në Kosovë.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.” shkruhet në postimin e Ramës të shpërndarë sot.

Për këtë reagim të kryeministrit Rama ka ardhur një kundër përgjigje nga mediat serbe. Sipas tyre ky është një provokim, teksa është duke u bërë festë për vdekjen e serbëve gjatë bombardimeve.

Një datë si kjo e sotmja që për Kosovën është historike, mediat e tjera e konsiderojnë postimin e kryeministrit si të shumë të guximshëm por dhe shumë të turpshëm./Opinion.al

Pas