Provinca Kanadeze të British Columbia nuk do të konsiderojë më si krim llojet e drogërave të rënda si heroinë, kokainë, MDMA dhe metamfetaminë.
Kjo lloj lëvizje po zbatohet për të frenuar numrin rekord të vdekjeve nga mbidoza me të cilat kjo provincë është përballur, ku më shumë se 2000 njerëz vdiqën nga mbidoza vetëm vitin e kaluar.
Ligji nuk i legalizon plotësisht substancat, por do të thotë se kanadezët mbi 18 vjeç në provincën e bregdetit të Paqësorit, të cilët posedojnë deri në 2.5 gramë për përdorim personal, nuk do të arrestohen ose akuzohen.
Dr. Theresa Tam, shefja e shëndetit publik në Kanada në një postim në Twitter ka thënë se fshehja e përdorimit të këtyre llojeve të drogës rrisin rrezikun e dëmtimit.
“Frika nga kriminalizimi bëjnë që disa njerëz të fshehin përdorimin e tyre të drogës, të përdorin vetëm ose të përdorin në mënyra të tjera që rrisin rrezikun e dëmtimit”, shkroi Dr Theresa Tam./Opinion.al