Një grup studentësh të Koresë së Jugut kanë paditur qeverinë sepse provimi i tyre i pranimit në kolegj përfundoi 90 sekonda më herët se sa ishte planifikuar. Ata po kërkojnë 15,400 dollarë secili, që është kostoja e një viti studimi për të rimarrë provimin.
Në padinë e ngritur të martën nga të paktën 39 studentë, pretendohet se zilja ra më herët gjatë gjuhës koreane, lënda e parë e provimit.
Disa studentë protestuan menjëherë, por theksuan se mbikëqyrësit ua kanë marrë menjëherë flektën. Mësuesit e kuptuan gabimin para fillimit të seancës së ardhshme dhe ua kthyen një minutë e gjysmë gjatë pushimit të drekës, por studentët vijuan të jenë të pakënaqur. Ato thanë se ishin aq të mërzitur sa nuk mund të fokusoheshin në pjesën tjetër të provimit. Disa thuhet se hoqën dorë dhe u kthyen në shtëpi.
Testi “famëkeq” i pranimit në kolegj në vend, i njohur si Suneung, është një maratonë tetë-orëshe me pyetje në shumë lëndë. Suneung është një nga provimet më të vështira në botë dhe aksionet janë shumë të larta.
Ai jo vetëm që përcakton vendosjet në universitet dhe vendet e punës, por edhe marrëdhëniet e në të ardhmen. Një sërë masash për të ndihmuar studentët të përqendrohen janë marrë gjatë aktivitetit vjetor si mbyllja e hapësirës ajrore të vendit dhe vonesa e hapjes së bursës.