Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

2025/06/03 at 9:27 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2025.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përcolli sot para nisjes së provimit një mesazh inkurajues për maturantët.

”Sot nis një moment shumë i rëndësishëm për ju, provimet e Maturës Shtetërore. Mbi 27 mijë prej jush, do të përballeni me një seri provimesh që nuk matin vetëm atë që keni mësuar, por edhe përkushtimin dhe mundin që keni treguar gjatë gjithë këtyre viteve të gjimnazit. Sot nisni me gjuhën e huaj. Më pas do të vijnë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor, matematika më 17 qershor, dhe më 24 qershor do të zhvilloni lëndët me zgjedhje”, tha Manastirliu.

Ajo vuri në dukje masat e ndërmarra për garantimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Që në janar janë shpërndarë modelet e testeve, janë zhvilluar para-testime në shkolla për të identifikuar vështirësitë, janë organizuar trajnime intensive me hartuesit, administratorët dhe vlerësuesit e testimit. Janë përzgjedhur me kujdes qendrat e testimit dhe është ndërtuar një fond pyetjesh në përputhje me programet orientuese.

Në këtë proces janë angazhuar 145 administratorë të trajnuar, të cilët do të kujdesen për çdo aspekt të provimit: nga tërheqja e materialeve, kontrolli i ambienteve dhe ruajtja e fshehtësisë, deri tek dorëzimi i testeve. Ata do të jenë aty për t’ju dhënë të gjithë qetësinë dhe sigurinë që ju keni nevojë.

Janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit, për të garantuar një maturë transparente dhe të drejtë për të gjithë”,tha Manastirliu.

Më tej, Manastirliu vuri theksin te risia e këtij viti që është përfshirja më e gjerë e nxënësve me nevoja të veçanta.

“Kemi ndërmarrë edhe një hap të rëndësishëm për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta nëpërmjet testeve specifike. Për herë të parë, për nxënësit që nuk dëgjojnë do të kenë pranë tyre mësues të gjuhës së shenjave gjatë testimit, një masë që siguron dhe nxit barazinë dhe dinjitetin për çdo nxënës.

E dimë që keni kaluar shumë kohë duke studiuar, duke bërë ushtrime dhe duke u përgatitur. E dimë që keni pasur dhe do të keni emocione në këtë muaj, si dhe dilemat tuaja. Ajo që ne si prindër e si mësues ju themi është: Besoni tek vetja, më e mira është përpara jush për gjithçka që vjen pas këtij momenti në rrugëtimin drejt një të ardhmeje të shkëlqyer për të gjithë”, përfundoi Manastirliu, duke ju uruar suksese të gjithë maturantëve.

Ju sugjerojmë

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

22 Shtator, 2025 4:42 pm
37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

22 Shtator, 2025 11:30 am
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
Kryesore

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

22 Shtator, 2025 10:56 am
Para
Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

TE FUNDIT

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
22 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një njoftim që ai e konsideron “një nga më të mëdhenjtë mjekësorë në historinë...

Lexo më shumë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
22 Shtator, 2025

Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës. Policia njofton...

Lexo më shumë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Shtator, 2025

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Fier, me akuzën pornografi me të mitur. Në pranga ra I. M., 24...

Lexo më shumë

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
22 Shtator, 2025

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i shquar Enver Petrovci. Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com