Aktualitet

Foto-Video/ Protestuesit Shiitë sulmojnë Parlamentin e Irakut



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:24 - 30/04/16 |
b.f

Qindra aktivistë myslimanë Shiitë kanë sulmuar Parlamentin e Irakut, në shenjë proteste kundër bllokimit të vazhdueshëm për aprovimin e kabinetit të ri.

Përkrahësit e klerikut shiit Moqatda Sadr kanë arritur të kalojnë barrikadat në Zonën e Gjelbër në Bagdat, pasi deputetët përsëri nuk arriten të mblidhen për votim.

Mësohet se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në kryeqytetin irakian.

Forcat e sigurisë pranë Ambasadës Amerikane kanë nisur të hedhin gaz lotsjellës për të ndaluar protestuesit që të mos avancojnë më tepër në Zonën e Gjelbër.

Sadr dëshiron që kryeministri Haoder al-Abadi të bëjë një plan për t’i zëvendësuar ministrat me ministra teknokratësh jopartiakë.

Partitë e mëdha në Parlament kanë refuzuar që të aprovojnë ndryshimin për javë të tera.

protestues5protestuesprotesstuesprotestuesitprotest

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas