Pasi mbaroi fjalën në protestën përpara Parlamentit, Lulzim Basha ftoi mbështetësit ta shoqëronin për tek Kryesia e Kuvendit për të dorëzuar mandatet. Në këtë institucion ndodhej dhe kryeministri Rama, por ky i fundit është larguar për të mos krijuar provokime, ndërsa kishte shkuar për të takuar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Basha, i shoqëruar dhe nga kryetarja e LSI-së si dhe deputetë të tjerë opozitarë kanë qëndruar disa minuta brenda Kryesisë së Kuvendit, ku kanë bërë dorëzimin e mandateve.
Deri tani nuk janë shënuar incidente, përveçse disa fishekzjarreve dhe tymueseve të hedhura nga protestuesit.
LEXO EDHE- Basha në protestë: I them botës se nuk jemi popull i dhunës