Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong kanë kërkuar ndihmë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump teksa kanë marshuar afër konsultatës amerikane në qytet.
Disa prej tyre kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “President Trump, të lutem na shpëto. Shpëtoje Hong Kongun”.
Ndërkaq protestat, janë tani më në javën e 14-të, dhe kanë vazhduar edhe pas përmbushjes së kërkesës kryesore të tyre nga udhëheqësit e vendit.
Kina ka kërkuar që shtetet e tjera të mos ndërhyjnë në këtë krizë, duke theksuar se situata në Hong Kong, ish koloni britanike që iu dha Kinës më 1997, është çështje e brendshme.
Turma e sotme ka mbajtur në duar flamuj të SHBA-së duke brohoritur për “pavarësi” të Hong Kongut nga Kina.
Ditën e djeshme, disa protestues tentuan të hyjnë në aeroportin ndërkombëtar, por policia lejoi vetëm udhëtarët e pajisur me bileta të përdorin transportin që çon për në aeroport./Opinion.al