Protestat në rrugët e Hong Kongut kanë vijuar edhe ditën e sotme. Demostruesit zaptuan këtë të dielë qendrat tregtare, duke shkuar sërish në konflikte te dhunshme.
“BBC” raporton se disa protestues kanë rrahur barbarisht, kanë zhveshur dhe më pas i kanë kafshuar veshin një këshilltari partiak, i cili iu kaloi pranë. Politikani i lënduar është identifikuar si Andrew Chiu, një këshilltar lokal pro-demokracisë.
Policia njoftoi se nga përplasja mes protestuesve dhe personave që shoqëronin politikanin mbetën gjashtë persona të plagosur, ndërsa u arrestuan edhe tre të tjerë.
Ndërkaq manifestimet që njihen si “demonstratat e fundjavës” në Hong Kong kanë filluar prej muajsh dhe çdo herë shoqërohen me incidente dhe dhunë./Opinion.al