Protestuesit kanë tentuar të mësyjnë parlamentin e Gjeorgjisë gjatë një proteste masive kundër fjalimit të një deputeti rus në sallë.
Policia ndaloi i të hyjnë në ndërtesë dhe përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome mbi turmën.
Sergei Gavrilov ishte duke marrë pjesë në Asamblenë parlamentare të Orthodoksisë (IAO), një organ i ngritur nga parlamenti grek në vitin 1993 për të nxitur marrëdhëniet midis ligjvënësve të krishterë ortodoksë.
Deputetët e opozitës në parlamentin pro-perëndimor të Gjeorgjisë bënë thirrje për protesta në përgjigje të vendimit të tij për të dhënë një fjalim nga vendi i kryetarit.
Ai iu drejtua delegatëve në rusisht, duke i zemëruar politikanët dhe gjeorgjianët, të cilët kundërshtojnë me forcë praninë e Moskës në vend.
Duke bërë thirrje për kryetarin Irakli Kobakhidze dhe zyrtarë të tjerë për të dhënë dorëheqjen, rreth 10,000 protestues kanë carë kordonin e policisë në Tbilisi.
Rusia dhe Gjeorgjia kanë luftuar mbi dy rajone të shkëputura gjeorgjiane. Abkhazia dhe Osetia e Jugut u pushtuan nga Rusia në vitin 2008.
Moska i njeh ato si shtete të pavarura dhe trupat ruse kanë mbetur atje që nga ajo kohë.
Protestat e së enjtes ka lënë 39 oficerë policie dhe 30 protestues të lënduar në spital. /Opinion.al