Situata në Kuvendin e Maqedonisë po përkeqësohet, pasi protestuesit tashmë kanë hyrë edhe në sallën e konferencave, ku janë të pranishëm disa deputetë të shumicës parlamentare.
Mediat raportojnë se tashmë deputetët e shumicës parlametnare në Kuvend janë sulmuar fizikisht nga protestuesit të cilët bëjnë thirrje për dhunë. Në rrezik janë edhe gazetarët që gjenden aty brenda.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është përgjakur nga protestuesit.